• |
ide | kryesore

Sherri mes dy kushërirave qënka më keq se ç’mendonim

Paparazzi, Slider



Sherri mes familjes së famshme  Hadërgjonaj- Ramosaj duket se është thelluar dhe ka prekur marrëdhënien e ngushtë familjare mes tyre.

Pak ditë më parë “Iconstyle.al”, zbuloi se molla e sherrit është bërë miku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri i njohur Ariel.

Duke qenë se grimieri është i famshëm dhe mjaft i lidhur me familjen Kardashian, Beatrix i ka kërkuar atij ndihmë për mundësi të reja në Los Angeles, gjë e cila duket se nuk i ka pëlqyer Anxhelinës që ndan të njëjtën shtëpi me Ariel-in.

Kaq ka mjaftuar që ato të mos flasin më dhe mos të ndjekin më as njëra- tjetrën në rrjete sociale. Por jo vetëm kaq pasi Beatrix ka hequr të gjithë familjen Hadërgjonaj nga lista e ndjekësve dhe duket se ka shkëputur të gjithë kontaktet me ta.

Nga ana tjetër Anxhelina nuk e ka bërë të njëjtin veprim, por vazhdon të ndjekë Antigona dhe Alban Ramosaj.

Sakaq në koncertin e mbajtur mbrëmjen e kaluar në Tiranë “ODA” që për të dytin vit organizohet në vend, asnjë nga familja Ramosaj  nuk ishte i pranishëm. Një nga organizatoret e këtij eventi të madh ishte Agnesa Hadërgjonaj, e cila mbase nuk i ka ftuar kushërinjtë dhe tezen e saj ose Antigona, Beatrix-i dhe Albani kanë preferuar të mos shfaqen në publik, ndërkohë që Albërija dhe Anxhelina ishin të pranishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *