• |
ide | kryesore

Studentët të hënën një protestë kombëtare, i bashkohet edhe opozita

Lajme, Të fundit



Studentët vijojnë protestën e tyre për të disatën ditë me radhë. Këtë të shtunë, grupit të studentëve të mbledhur përpara Kryeministrisë i janë bashkuar edhe banorët e “Astirit”.

Ndryshe nga disa ditë më parë, kur studentë të mbledhur para Ministrisë së Arsimit refuzuan banorët e kësaj zone të kryeqytetit, që protestojnë për një tjetër kauzë nga ajo e tyre, këtë herë grupi që proteston para Kryeministrisë i ka mirëpritur.

Të gjithë së bashku po protestojnë tashmë si për kërkesat e studentëve, edhe për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në zonën e “Astirit”, të prekura nga projekti i “Unazës së madhe”.

Studentët thonë se do dalin të hënën në një protestë kombëtare. Kësaj proteste pritet t’i bashkohen edhe PD e LSI.



22 Comments

  1. Forca.
    Nuk duhet ta haj gjelin e vitit ri si kryeminister i gjati, por si i pandehur.
    Meriton fatin e nje hajduti te kapur ne flagrance.

  2. Duhet flakur Kjo felliqesire e komunizmit te ringjallur. Pupull bashkohu me studentet nese doni nje te ardhme me te mire per ju dhe femijet tuaj. Poshte Edi Droga. Rrofte demokracia!

  3. Duhet flakur Kjo felliqesire e komunizmit te ringjallur. Pupull bashkohu me studentet nese doni nje te ardhme me te mire per ju dhe femijet tuaj. Poshte Edi Droga. Rrofte demokracia!

  4. Tashme opozita duhet te kishte hyre . Rinise se vendosur studentore i nevojitet mençuria dhe pervoja e politikes . Zgjidhja kryesore eshte largimi i “gjese se keqe” lugatit te gjate , pastaj reformin ne çdo gje dhe ne fund zgjedhje .
    Me reformin nenkuptoj ne radhe te pare permiresimin e kodin zgjedhor . Ne radhe te dyte vetingje ne politike , drejtesi , mjekesi , bashki , sidomos ne polici dhe arsim dhe shume e shume te tjera . Ne radhe te trete reforma per nje luft pa kompromis korrupsionit ne te gjitha fushat . Ne radhe te katert eliminimin me ligj te PPP-ve , mosjejimin ne tendera te kompanive ofshore dhe shume sanksione te tjera. Ne radhe te peste dyfishim rrogash dhe pergjysmin te punonjesve ne aparatin shteteror . Dhe ne fund te vendoset data per zgjedhje te lira dhe te ndershme me plot kuptimin e fjales . Zoti e ndimofte kete vend dhe kete popull te shumevuajtur .

  5. Shpresoj qe studentet ta ndalojne futjen e opozites ne radhet e tyre. Kjo proteste e studenteve e ka bukurine te fakti qe jane kunder sistemit politik 28 vjecar dhe sigurisht qe opozita eshte pjese e kesaj mykjeje. Mbajeni paster levizjen studente, mos u perzjeni me politiken.

  6. Dmth ne bulevard do na vije dhe malokeria bathores dhe doganieret e LSI?
    Epo tani do shohim gallate ne. Ne fund me
    flamur do na dali dhe Sal Doktori. Eh ca estrade

  7. Do na vika dhe Mona me dasmoret e kampingut te Jales?

    O tempora o mores
    Ky vend i cudirave perdite te surprizon.

    Po ndjej meshire per studentet.

  8. Komentuesat e Rilindjess qenkan leshuar sot, me urdher te Usheheqesit te Madherishem

    Majmunet. Nuk u ben pershtypje nafta e shtrenjte, rruga e Kuksit me pagese, shnderrimi ne rrumpalle i arsimmit publik, koncesionet. hajduteria. Pislleqet jane pa fund. Per nje cope rroge, ca bejne.

  9. Luli ka frymezuar skifteret me emra te rinj fitorja po vjen nga2025 me lulin me dore do ti bini ose do palloni njeri tjetrin,zgjidhni e merni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *