• |
ide | kryesore

Taulant Muka denoncon Niko Peleshin: U diplomua 13 vite më vonë pasi i hyri politikës

Lajme, Të fundit



Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, vijon me denocimet e tij për shkollimin e njerëzve të politikës. Së fundi në ‘rrjetën’ e tij ka rënë Niko Peleshi, ministri i Bujqësisë. Sipas Mukës, Peleshi është diplomuar 13 vite pasi është regjistruar në universitet.

“Politika sulmon, por harron që unë i kam publikuar diplomat e mia, edhe pse nuk kam asnjë detyrim publik! Po Politika? Niko Peleshi, Ministri i Bujqësisë a ka diplomë? Shikoni CV-në e tij, a ju duket normale? Mbaron gjimnazin në 1989, fillon universitetin në po atë vit dhe sipas CV-së së tij diplomohet 13 vite më pas, pra kur i hyn politikës! A ke diplomë zoti Peleshi? Nëse e ke, pse nuk e bën publike? Kjo është Shqipëria jonë, drejtohet nga individë që mashtrojnë se kanë diploma!”, shkruan Taulant Muka, duke publikuar edhe një CV të ministrit të Bujqësisë.

©LAPSI.al



10 Comments

  1. A sa mire ja ke bere ky plera qe merr projektet e te tjereve dhe ja jep njerzve te vet. O sa me pelqeu ky artikull po gezoje. Zgjebsat e socializmit shqiptar.

  2. Dipllom pe leshi mund te kete. Po dipllom fakulteti ska. Te gjithe fillojne pune si ministra apo drejtora dhe jua plotesojne dosjen si akademike.

  3. Taulant, te pergezoj per forcen, kurajon dhe integritetin qe po demostron. Je i pari dhe i vetmi qe merresh me keto denoncime te vlefshme per te kuptuar se cfare klase politike kemi, prandaj meriton te gjithe respektin tim. Ne te vertete jam edhe shume kureshtar te di se cfare mendimi kishit per edi ramen dhe qeverine e tij perpara se te fillonit pune si zv.minister, a kishit ndonje informacion konkret per bemat e tij, dhe nese po, kush ishte burimi i ketyre informacioneve ?

  4. Peleshi dhe shume ministra, ish ministra, prokurore , gjykates etj, kane nga 500 metra katror shtepi dhe supermakina te blloku NOBIS
    Shumica e te afermeve te ketyre, jane te punesuar te BSH

  5. Ore nga qe jane kopuker,pa diploma pa nuk hane pyke se keta diplomat i kane marre si jane bere deputete ,kryetare bashkish ,ministra ,keta me qe e kane marre pa bere nje dite mesim,leksion dhe pa paguar asnje qindarke se keto i paguan -Partia-si -CENTRIFUGES-nukju shkon ne mendje se sa mund ,e sakrifica ,sa shuma lekesh duhet te paguajne studentet deri sa te marrin nje diplome .

  6. Bën mirë ky djali që ju e ka nxjerrë gjithë abuzimin me diplloma e doktoratura politikanëve, po sikur më duket se po e tepron nga euforia që e kanë përgëzuar për këtë.
    Nëse Peleshi bie fjala, paskej dalë me medalje të artë në gjimnaz, edhe se e ka përfunduar shkollën e lartë pas 13 vitesh, ky nuk është ndonjë tregues i ndonjë abuzimi të tij.
    Prej tij po marim vesh që Rama na paska një “doktoraturë” por nuk na e thotë zotëria se me çfarë teme e ka mbrojtur doktoraturën e kujt i ka “vjedhur” me plagjiaturë.
    Për tu dukur si i “pa anshëm politik”, na paska përmendur se edhe Basha është pa dipllomë sepse ka përmendur vetëm vitin e fillimit të studimeve ?
    Kam lexuar në mediat e kohës në Kosovë, se nga OKB Basha ishte ngarkuar në grupin e juristëve për të ngritur ministrinë e drejtësisë së shtetit të sapo të formuar.
    Si është e mundur që OKB të caktojë si ekspert juridik një njeri të pa dipllomuar ?
    Përse para se të publikojë këtë dyshim për Bashën se a ka apo jo dipllomë, nuk e ka verifikuar ate në universitetin ku ka përfunduar ai studimet ?
    Mandej edhe diçka tjetër
    Si është e mundur që ky djalë me diplloma e doktoraturë, ta ketë pasur dyshimin se qeveria e Ramës është e mbushur me njerëz të pa arsimuar, e pranoi të bëhej pjesë e kësaj qeverie qoftë edhe dy javë ?
    Nuk ka mundësi të na e mbushë mëndjen se mbrenda dy javësh i bëri këto zbulime plagjiaturash.
    Është një naivitet flagrant e jo pjekuri prej doktori të shkencave, që i ftuar nga një kryeministër me gjysëm shkolle të lartë për pikturë, të pretendosh të bësh namin në ministrinë e arsimit.
    Vetëm për zbulimin e një plagjiature duke kërkuar në GOOGLE, një njeriu shumë të duruar do ti duhej të merej një muaj. Zakonisht plagjiaturat janë diktuar në mënyrë të rastësishme e nuk më mbushet mendja se këtë punë mund ta bëjë një njeri i vetëm. Veç nëqoftëse ky Muka mund të jetë pjesë e një grupi që i ka vënë vetes detyre të diskretitojë një grup tjetër e kanë gjetur këtë djalin që i është mbushur mëndja të bëjë heroin nga euforia se u bë protagonist papritmas.

  7. Sa per ta ditur, perdorimi i diplomave fallco eshte veper penale . Universitet qe i leshonin ato me leke u mbyllen por verifilimi i atyre qe jane ne peedorim a eshte bere i plote?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *