• |
ide | kryesore

Vranë studenten, shqiptari dhe greku bashkë në një qeli

Lajme, Të fundit



Dy të rinjtë që akuzohen se vranë studenten greke Eleni Topalidhu nga dje në mbrëmje janë vendosur në të njëjtën qeli në burgun e Grevenasë.

Fillimisht ishte vendosur që 19 vjeçari dhe 21 vjeçari të mos qëndronin jo vetëm në qeli te përbashkët por të mos ishin bashkë as në të njëjtin burg.

Por pas ngjarjeve të fundit në burgun e Avlonës ku shqiptari, 19 vjeçari ra pre e dhunës së të burgosurve të tjerë autoritetet greke vendosën që ky i fundit të transferohet ne burgun e Grevenasë. Të dy aktualisht ndodhen ne një qeli të izoluar nga pjesa tjetër e burgun dhe nën masa të rrepta sigurie që të mos përsëritet më ajo që ndodhi në burgun e Avlonës.

Sipas gardianëve grekë, deri tani të dy kanë treguar se nuk kanë ndonjë problem që ndajnë të njëjtën qeli dhe se kanë mardhënie shumë të mira me njëri tjetrin./ora news



1 Comment

  1. ja pra edhe legenat po trajtohne njesoj si me si pa leke si shqipo si grek
    cfare thote artan hoxha per kete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *