• |
ide | kryesore

Alketa Vejsiu zbulon të ftuarën italiane për finalen e DWM

Paparazzi, Slider



Alketa Vejsiu kishte paralajmëruar se në finalen e spektaklit “Dance with me” do të ishte e ftuar një emër i njohur i televizionit italian. Sot, nëpërmjet një postimin në profilin e saj në Instagram ajo na ka zbuluar se për kë bëhet fjalë.

Paola Perego është e ftuara speciale ditën e hënë në finalen e madhe të spektaklit të kërcimit.

Moderatorja italiane pak kohë më parë përgëzoi Alketën për punën e saj dhe talentin, madje është shprehur se ka qenë edhe në studiot televizive në Tiranë.

“Ata bëjnë televizion të nivelit të lartë. Unë kam vizituar studiot televizive në Tiranë dhe janë shumë të bukura. Kam takuar Alketën, e cila është një prezantuese shumë e famshme, e cila bën programet e Bonolis në Tiranë si “Piter Pan” dhe është shumë e talentuar. Tani e kam edhe mike. Unë ndoqa nga afër edhe regjistrimin e emisioneve dhe janë me të vërtetë shumë avantgarde.”-  është shprehur  Paola Perego në emisionin “Maurizio Constanzo Show”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *