• |
ide | kryesore

Ariana jep një koment për Kanye-n, Kanye: Mos më përdor për promo

Paparazzi, Slider



Kanye West është në mes të një “sherri” të madh me Drake dhe Travis Scott, i cili filloi pas disa postimeve në Twitter të enjten në mbrëmje. Pikërisht në kohën kur Ariana Grande kishte skeduluar debutimin e këngës së saj më të re “Imagine” dhe Miley Cyrus gjithashtu kishte lajmëruar se do të publikonte një material të ri muzikor. Kështu këngëtarja e hitit “God is a Woman”, së bashku me Miley-n, postuan se paqja duhet të mbizoterojë dhe burrat e ritur nuk duhet të kenë konflikte në kohën kur të dyja ato ishin duke promovuar këngët e reja. Në dukje një postim shumë i pafajshëm i cili fillimisht nuk shkaktoi fare reagim por tani pas disa ditësh Kanye West vendosi ti përgigjet Ariana-s.

Me anë të një postimi në Twitter ai shkruan: “E di që Ariana e tha atë që tha duke mos menduar keq, por mua nuk më pëlqejnë këto komente, sidmos nga dikush që e di se më do dhe më respekton. “. Gjithashtu ai e akuzoi pop star-in se po e shfrytëzon situatën e tij për të promovuar muzikën e saj: “Gjithë këto budallallëqe rreth gjendjes time mendore thuhen, Ariana ti e di që të dua por derisa të jesh gati që të kuptosh se të gjithë janë okay, mos më përdor mua që të promovosh këngën.”

Por dhe një koment nga ana e Grande-s nuk ka munguar pasi ajo shkroi po në Twitter: “Megjithë respektin, nuk më duhet të përdor askënd për të promovuar muzikën time, pikë. Po bëja një koment për faktin se çfarë po bëjnë meshkujt në të njejtën kohë që vajzat po bëjnë muzikë të mirë. Ishte një shaka e cila mund të tingëllojë dhe jo sensitive prandaj të kërkoj falje dhe shpresoj të ndihesh mirë sot.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *