• |
ide | kryesore

Arta flet për sherrin me Taynën, ‘Nuk durova dot te familja’

Paparazzi, Slider



Një nga sherret më të bujshme sociale kohët e fundit ka qenë ai midis Arta Memedit dhe Taynas. Dy vajzat kanë sulmuar njëra-tjetrën në rrjete sociale po arsyet e vërtet të kësaj mërie nuk ishin bërë të ditura deri më tani. E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut Arta ka sqaruar njëherë e mirë debatet që ajo ka patur me Taynën dhe menaxherin e saj Rinorin.

Arta ka zbuluar se në fakt iniciatori i gjithë kësaj ka qenë rinori, dikur ish-i dashur dhe menaxher i Artës e sot i Taynës.

“Rinori më ka tradhëtuar nga ana profesionale dhe personale me Taynan. Meshkujt ndodh tradhtojnë. Ana profesionale, tradhëtia më ka prekur shumë. Kur kam ardhur në Prishtinë unë kam ardhur me forcat e mia Rinori ka qenë security një njeri I thjeshtë ndërsa unë kam çarë vetë.

Në momentin që Rinori ka lajmëruar babin tim në telefon lidhur me këtë sherr që ne kemi patur që nuk më duket zgjedhje e duhur, në atë moment kam thënë që jam e gatshme të vazhdojë edhe me postime të tjera(kundër Taynas). Nuk besoj se do ketë më të tilla.”,- është shprehur Arta duke sqaruar se pjesë e konflikitit u be edhe familaj e saj gjë tv cilën ajo nuk e duroi dot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *