• |
ide | kryesore

Derbi-polemika, Mazzarri: “Penallti edhe ndaj Belotti e Zaza…”

Sport



Ka përfunduar me humbje derbi për Torinon, i vënë përfund nga një penallti e Ronaldo. Por në përfundim të ndeshjes, Mazzarri ka rezerva për dy episode: “Belotti ishte gati të godiste me kokë, është specialiteti i tij, nëse arrin ta godasë mirë bën gol – tha tekniku pas ndeshjes për Dazn -. Nëse të shtyjnë kur kërcen, sipas meje është penallti. Pasatj thonë se ankohemi… Për mua ajo ndaj sulmuesit ishte 11 metërsh”.

Mazzarri konteston gjithashtu edhe një mbajtje brenda zonës të Simone Zaza: “Nëse dikush ndalon topin dhe e rrëzojnë me krah… Ka rregulla. Kam parë që në javët e fundit Var është përdorur më shpesh”.

Tekniku megjithatë është i kënaqur me prezantimin e të tijve, kundër kryesuesve të pamundur të kampionatit: “Më vjen keq që humbëm një pikë të merituar – shtoi Mazzarri -. Djemve i thashë bravo dhe kaq, mund ti thuhej vetëm kjo. Juventus bëri një ndeshje të madhe dhe ne ishim të barabartë me ta, një episod i pafat vendosi garën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *