• |
ide | kryesore

Drama/ I ati vdes në stadium, në kohën kur Gentner luante në fushë

Sport



Futbolli gjerman është tronditur nga një ngjarje, që ndoshta nuk ka precedentë për mënyrën si ndodhi. Herber Gentner, i ati i futbollistit të Sttutgard, Christian Gentner, ka humbur jetën në stadium gjatë ndeshjes kundër Hertha Berlin (përfunduar 2-1) pikërisht ndërsa i biri luante në fushë. Herbert është ndjerë keq në kohën kur ndodhej në zonën biznes të Mercedes-Benz Arena. Ndërhyrja e shpejtë nuk arriti ta shpëtonte, ndërsa për momentin nuk janë bërë të njohura shkaqet e vdekjes.

KOMUNIKATA E WOLFSBURG
“Mendimet tona shkojnë për ish-futbollistin tonë e aktualisht kapiten i Sttutgard Christian Gentner, babai i të cilit vdiq papritur në stadium gjatë ndeshje kundër Hertha Berlin. Ngushëllimet tona më të thella për Christian e familjen e tij.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *