• |
ide | kryesore

Dyshimet që na çojnë se Kejsi Tola dhe Flori Mumajesi janë në një lidhje

Paparazzi, Slider



Pas përfundimit të festivalit “Kënga Magjike”, të gjithë shikuesit kanë një pyetje të madhe që po i bren nga brenda: “A është Flori Mumajesi dhe Kejsi Tola, çifti më i ri i showbiz-it?”

Fillimisht, Kejsi Tola nuk pushonte me falenderimet për kompozitorin e këngës, pra për Flori Mumajesin. Në “E diela Shqiptare” të dielën e shkuar, teksa shprehte vlerësimin ndaj tij, Flori u përgjigj: “S’ka problem, më ke mua”.

Të gjithë mbetëm pa fjalë, kur Flori nuk e la vetëm dhe vrapoi drejt saj të vallëzonte në skenën e “E diela Shqiptare”. Vështrimet që ata i hidhnin njëri – tjetrit gjatë vallëzimit, dukeshin aq të ngrohta si të ishin të dashuruar.

Nuk mbaron me kaq, këngëtari publikoi foton ku kapeshin dy duart e tyre, ndërsa lart shkruhej një pjesë e tekstit të këngës.

Në darkën e artistëve të “Kënga Magjike”, Kejsi qëndronte e ulur pranë Florit. Rastësi?!

 

Vijojmë! Flori publikon në “Insta Story” një foto të Kejsit, duke buzëqeshur nga studio, të cilën e shoqëron me emoji-n e një zemre.

Mirëpo, duket se këto veprime nuk janë të kota, pasi ata janë realisht në një lidhje romantike. Mediat online raportojnë se çifti ka rreth gjashtë muaj së bashku dhe janë treguar tejet diskretë. Nga ana tjetër, fakti që ata nuk reagojnë për lajmet në media, nënkupton se diçka po kurdiset.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *