• |
ide | kryesore

FOTO/ “Duam funeralin tënd”; tifozët e Romës parulla kundër Pallotta

Sport



Roma përgatitet për ndeshjen e mbrëmjes me Genao në një situatë aspak të qetë. Sikur të mos mjaftojë fakti që tekniku Di Francesco luan gjithcka në këto 90 minuta, protesta e tifozëve kundër drejtuesve të klubit verdhekuq është agravuar. Rreth 50 parrulla ofensive janë shkruar nëpër të gjithë qytetin: me një objektiv të vetëm, James Pallotta. Vazhdon kontestimi kundër presidentit romanist, nga ana e tifozëve që i bëjnë thirrje të largohet nga shoqëria: “Zhduku”, “Duam funeralin tënd”, “Kurrë nuk kemi qenë të bashkuar”. Tensioni mbetet shumë i lartë në shtëpinë verdhekuqe, pikërisht përpara një ndeshje decizicve: pa një fitore kundër Genoa, Eusebio Di Francesco rrezikon shkarkimin me Paulo Sousa gati për ta zëvendësuar.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *