• |
ide | kryesore

Kastrioti i “hap portën” Teutës, Nica kërcënon: “Lojtarët nuk bëjnë atë që i them, ose unë ose ata”

F1, Sport



Kastrioti mund të jetë vendi i fundit në renditje, por të gjithë ata që janë ndeshur me krutanët janë të mendimit se janë një skuadër e fortë, që të vë në vështirësi. Vetëm se ky nuk është kurrësesi konstatimi i Teutës. Durrsakët kanë bërë poker në transfertë ndaj Kastriotit më lehtë se cmund ta bënin në stërvitje kundër skuadrës B.

Nuk është kontstatim gazetaresk, duke parë shthurjet difensive të krutanëve, por deklaratë e dhënë nga trajneri Stavri Nica pas ndeshjes, që e bën të qartë se në skuadër ka gjëra që nuk funksionojnë, ose funksionojnë sipas një mënyrë tjetër, jo për të fituar ndeshjet. “Disa lojtarë që i aktivizoj nga stoli nuk bëjnë atë që kërkoj unë, por të kundërtën – u shpreh Nica. Tani ky problem ka dy rrugë: Ose do të largohem unë, ose do të ndërhyjmë në merkato për të ndërruar grupin e plotë. Do të shohim çfarë të thotë presidenti”.

Topi i kaloi tashmë drejtuesve të klubit, që e kanë parë qartë atë që ndodhi në fushë. Teuta shënoi në pjesën e parë me Kallakun, ndërsa duke qenë se asnjëherë portieri bregdetar nuk u vu në provë, Progni dhe në minutat shtesë Latif dhe Vecaj i siguruan fitoren e 9-të në kampionat skuadrës së Bledi Shkëmbit, që e sheh veten momentalisht në vendin e dytë, në kuotën e 32 pikëve.

10 rezultate pozitive radhazi për durrësakët, që vazhdojnë presingun ndaj vendeve të para të klasifikimit, por ajo që ndodhi në ndeshjen me krutanët ishte një farsë, për të cilin futbolli shqiptar nuk ka nevojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *