• |
ide | kryesore

Kim K nuk suporton më vendimet e Kanye-t

Paparazzi, Slider



Ditët e fundit i janë dedikuar tërësisht përplasjes së Kanye West me Drake dhe Travis Scott. Ka pasur komente nga të gjitha palët, dhe sigurisht dhe nga Kim Kardashian. Ajo menjëherë ka postuar në rrjetet sociale duke i kërkuar të mos ngatërroheshin me familjen e saj.

Por fakti që mbron Kanye në rrjetet sociale, nuk do të thotë që është dakord me të. Një burim për “People” ka treguar se ajo po e mbron Kanye sepse janë një familje dhe duhet të jenë të bashkuar, por në të vërtetë, “ajo nuk e duron dot kur ai fillon drama të tilla”.

“Ajo beson se kjo është ajo çka duhet të bëjë si bashkëshortja e tij. Ata janë një skuadër dhe ajo do e mbështesë…por kjo nuk do të thotë që drama e Kanye nuk e ndikon atë negativisht. Është shumë stresuese për të sepse nuk e di se kur do të mbarojë apo çfarë do të bëjë ai më pas. Ajo nuk ka asnjë kontroll në konfliktet e tij në rrjetet sociale.”- tregon i njëjti burim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *