• |
ide | kryesore

Manovrat e Milan: Higuain blerje e detyrueshme, po ja si arrihet tek Fabregas

Sport



Ka vetëm një emër tek Milan që nuk mund të preket, Gonzalo Higuain. Në ditët e fundit është rritur shumë vala e zërave që vënë në dyshim blerjen përfundimtare të El Pipita në fund të sezonit. Një bindje që lidhet me përfaqësimet zhgënjyese të argjentinasit, pòr që është në kundërshti të fortë me llogaritë në funksion të FFP. Cështja është e thjeshtë: Milan ka investuar deri tani tek Higuain rreth 35 milionë (18 për huazimin e 17 për pagën) e duhet të derdhë 36 në qershor për të kompletuar blerjen nga Juventus.

Një shifër e rëndësishme, por që do ti shërbente kuqezinjve më shumë se të mos e paguanin. Higuain mund të rivendoset në merkato, me Chelsea që vazhon të jetë i interesuar për argjentinasin. Shoqëria duhet të bëjë lëvizje në merkato për të siguruar plusvalenca, për ti shkuar pas rregullave të UEFA e për të shmangur sanksionet. E me shumë mundësi një mes Donnarumma, Suso e Romagnoli duhet të ndryshojë fanellë.

Janari mund të jetë dritarja e fundit për të manovruar në merkato pa limite. Drejt daljes, thuajse i sigurtë Calhanoglu, për të cilin ka një ofertë rreth 20 milionë nga Lejpzig. Në hyrje, përvec Paquetà, emrat janë gjithnjë të njëjtë, me Ibrahimovic që mund të vendosë në cdo moment e Fabregas që mbetet objektivi kryesor për të përforcuar mesfushën. Spanjolli vazhdon të thotë se nuk është i lumtur me Sarri dhe kuqezinjtë po përpiqen të ulin kërkesat e tij (8 milionë) që vijnë nga Londra. Një histori që ndërlidhet me Bakayoko, pjesë aktive e tratativës – Milan i ka premtuar Abramovich se është gati të blejë përfundimisht francezin në këmbim të lënies së lirë të Fabregas -. Ndërkohë, dy miqtë, kanë këmbyer mesazhe duke menduar për mesfushën e re të Milan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *