• |
ide | kryesore

“Një tjetër aferë korruptive fshihet pas projektit të Unazës së madhe”

Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri akuza të forta mbrëmjen e së dielës në protestën e banorëve të Unazës së Madhe. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj se kanë ndryshuar Planin Urbanistik për të favorizuar eksponentët e krimit që të pastrojnë paratë.

“Këtu tek Unaza e re është konsumuar një krim i tretë që përfshin drejtpërdrejt Erjon Veliajn dhe Edi Ramën. Është manipuluar plani urbanistik i qytetit të Tiranës, për t’i hapur rrugë një skeme kriminale e cila mbi gërmadhat apo rrënojat e shtëpive që donin të prishnin këtu do ndërtonin pallate shumëkatëshe me paratë e krimit të organizuar. Me paratë e krimit të organizuar, të njerëzve që kanë bërë drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri” – tha Basha.


“Ne po mbledhim të dhëna zyrtare për këtë aferë kriminale, e cila për nga vlera financiare tejkalon 40 milion eurot e shqiptarëve që po vidhen nga buxheti i shtetit. Pra, këtu po vidhet dyfish, apo plani është të vidhet dyfish: 40 milion euro nga buxheti dhe dhjetëra milion euro të tjera me ndërtime mbi këto banesa që duan t’i prishin pa ligj, ku do të pastrohen paratë e drogës.

Për këtë Edi Rama dhe Erion Veliaj së bashku kanë ndryshuar planin urbanistik të qytetit, në mënyrë që eksponentët e krimit të organizuar të pastrojnë paratë e drogës dhe natyrisht ti ndajnë ato me Edi Ramën dhe shpurën e tij të korruptuar”, – deklaroi Basha.

7 Comments

  1. Ja pra ku dolem dhe ne burimin e financimit te ketij investimi 40 miljon euro.. E kam thene dhe me pare ne disa komente se ketu nuk kemi te bejme me vjedhje por me pastrim parash.

    1) perse opozita d nuk paguan nje ekspert preventiv ndertimi per te pare se sa do te kushtoje realisht ndertimi tek unaza duke marre per baze projektin qe ka publikuar ARRSH ne internet ?
    2) perse keta anal-istat e bythes ne asnje analize apo debat televiziv nuk permendin vleren reale te projektit ?

    Pergjigja eshte e thjeshte. Preventivi i objektit ze me ze me cmimet aktuale ne shqiperi del I BARABARTE OSE ME I LARTE SE 42 miljon euro. Pra ktu nuk kemi vjedhej te buxhetit te shtetit sic e perserisin cdo ore e minut keta gazetarucet dhe anal-istat e bythes. Te gjitha PPPte ne shqiperi jane mjet per pastrim parash. Keshtu u ndertua Los Angelos, Montecarlo, Zvicra etj etj . Rama dhe veliaj , ashtu si dhe tek teatri po ndjekin politiken ‘Do te pastrosh para ti ? hajde nderto dicka per vete dhe do ndertosh dhe dicka per popullin, dhe ne si qeveri mbyllim syte se nga i gjete parate ti”

    O POPULL JAM SPECIALIST NDERTIMI DHE NDERTIMI I NYES SHPERNDARSE TEK UNAZA KUSHTON ME SHUME SE 42 MILJON EURO.

    Kjo do vertetohet tani kur me tenderin e ri per ato 18 miljon eurot… Asnjer nuk do dali ta marri persiper se del me humbje.. Ose do dali ndonje si shoqeria Fusha qe ka para per te pastruar dhe e merr persiper kete veper.

    1. Qenke tamam specialist jo ndërtimi po shkatrimi si puna e Ramës.
      Ai e ka pasur si stil punë qe njëzet vjet, që të shkatërojë ku të mundë që të fusë para për të pastruar në ndërtime oligarkët, duke marë për vete 25 %.
      Ajo pjesë e Unazës për të cilën u dashkan 42 milion euro, as ka pasur fare nevojë që të bëhen punime sepse edhe ashtu siç është, me disa modifikime të vogla , maksimumi nja 5 milion euro, mund të ishte funksionale. I ka tre korsitë trotuaret e rrugët anësore. Janë ndërtuar autostrada të reja në zona malore që nuk kanë shkuar më shumë se 7-8 milionë kilometri e jo në një rrugë fushore të ndërtuar më pare , të investohet për dy kilometra 42 milion euro ?

  2. Grumbullo dokumenta pastaj fol o kaqol shko ne prokurori dhe prit te flasin institucionet e reja qe undertuan nga amerikanet,por sojit tend i pelqen te lehi si konet e shtepive ku je rritur

  3. Nga qe jane injorante dhe te babzitur me vjedh, ky projekt u keqmenaxhua nga bashkia, arrsh dhe min e infrastruktures
    Te kishte ndodh ne shtet tjeter ky skandal, media nuk do ndahej nga zyra e ministrit apo nga zyrat e prokurorise…..

    1. nga e kuptove q ka vjedhje ti ? Kur ti nuk di se sa kushton realisht projekti i zbatuar si arrin ne konkluzjoni qe ka VJEDHJE ?

  4. Qe ka vjedhje, ka o i mbrojturi per tendera,,,sepse ne tere boten behen rruge, e ndofta ne terrene shume me te veshtira se projekti i unazes, dhe s;kemi degjuar, a pare qe per dy km, te paguhet 42 milion euro,,, por veshtiresite, e cingla minglat e aresyetimit per te ligjeruar vjedhjen, nuk e bejne dot aresyetimin se le te na vjedhin, se fundja inxhiniere, apo specialist si njeri ketu qe komenton se nuk na paska vjedhje. Po perse o i uruar ajo rruge do kaloje ne tunel? Do hapet e tera nen toke? Sepse vetem veshtiresite e rrisin kuoten e pageses ne rruge, e jo cmimi qe ashtu si do hajduti. Me ate artikull justifikimi, ju mbroni grupin e vjedhesve te popullit, e akoma me keq mbro hajdutet.Perpara se te na hedhesh hirin syve, lexo, e llogarit, se si e me sa para e ben bota nje KM rruge, e autostrade me pese banda,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu