• |
ide | kryesore

Pas shpalljes i pafajshëm, ish-drejtori i burgjeve kërkon dëmshpërblim

Lajme, Të fundit



Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.

Përmes një padie civile, ish-zyrtari i larte kërkon të dëmshpërblehet nga shteti për secilën ditë që u mbajt në qeli.
Përkatësisht për periudhën nga 21 shkurti 2017 kur u prangos sipas një masë sigurie të shpallur në mungesë deri në 19 shtator 2018, ditën kur u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Me argumentin se dëshmitari i drejtësisë që e akuzonte po përpiqej të lehtësonte pozitën e tij para drejtësisë, Artur Zoto këmbënguli për pafajësinë gjatë 20 muajve proces gjyqësor.

Zoto, i cili para drejtimit të burgjeve ka qenë gjithashtu zyrtar edhe në Policinë e Shtetit u gjykua i veçuar nga pjesa e biznesmenëve që akuzoheshin se ishin favorizuar për të fituar tenderin e ushqimeve në burgje.

Por duke iu referuar dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Iliaz Labi, shkalla e parë e dënoi Zoton me 5 vite burgim.

Ky dënim u hodh poshtë nga apeli dhe për rrjedhim Artur Zoto që akuzohej për korrupsion u shpall i pafajshëm.

Një vendim ky i formës së prerë dhe që nuk u rekursua nga Prokuroria. Nga ana tjetër Iliaz Labi dhe 3 biznesmenë u dënuan me nga rreth 2 vite burgim secili.

Nuk ka ende një qëndrim nga Prokuroria nëse do ta hetojë apo jo dëshmitarin e drejtësisë për dëshmi të rreme para Gjykatës. /Top Channel



4 Comments

  1. Ramizi nexhmije nano delijorgji fullani Paska dal edhe ky.
    Te gjithe kesh me ne dore
    Te perndjekurit si lypesit me keste
    Kane nxjerre krom sa ju Ka rene kurrizi.
    Ptu fare hislli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *