• |
ide | kryesore

Pete Davidson kërcënon me vetëvrasje, Ariana i shkon në ndihmë

Paparazzi, Slider



Tragjeditë duket se po e ndjekin nga pas Ariana Granden pas ndarjeve.

Pas vdekjes së ish-it Mac Miller, këtë herë Pete Davidson, ish-i fejuari i Ariana Grandes postoi një mesazh të frikshëm në Instagram, ku paralajmëronte vetëvrasjen.

 “Nuk dua të jetoj më. Po përpiqem shumë, por s’e di sa mund të rezistoj. Thjesht kam dashur të ndihmoj të tjerët. Kini parasysh që ju paralajmërova, shkruante ai dhe më pas fshiu llogarinë në Instagram.

Mediat shkruajnë se këngëtarja ka vrapuar pas tij për t’i qëndruar pranë në këto moment të vështira. Davidson ishte diagnostikuar me çrregullim të personalitetit dhe pak orë para postimit shqetësues, ai lëvdoi Kanye West që flet hapur për shëndetin mendor.

“Bravo Kanye West që i del zot vetes duke folur për shëndetin mendor. Nuk mund t’ju shpjegoj sa e vështirë dhe e frikshme është të jesh i sinqertë në lidhje me gjëra të tilla. Ne kemi nevojë për njerëz si Kanye. Askush nuk duhet të të drejtojë gishtin për trimërinë e të folurit në lidhje me shëndetin mendor. Unë jam seriozisht i lodhur”, u shpreh ai pak pasi Kanye West e kritikoi Ariana Granden që përfitoi nga sherri me Drake për t’i bërë publicitet këngës së saj.

Pete Davidson dhe Ariana Grande u ndanë në mes të tetorit, pak kohë pas ish-i dashuri i saj Mac Miller u nda nga jeta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *