• |
ide | kryesore

Reagon Travis Scott pas debatit me Kanye West

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner kërkon që e gjithë bota të dijë se mes partnerit të saj, Travis Scott dhe kunatit, Kanye West gjithçka është mirë. Pasi Kanye akuzoi Travis se hodhi poshtë familjen për bashkëpunimin me Drake, partneri i Kylie-t u shfaq në rrjetet sociale me një bluzë që mbante logon e kompanisë Nike. Fansat e përkthyen këtë veprim si një përgjigje ndaj Kanye-s, i cili prej disa vitesh bashkëpunon me Adidas për koleksionin e tij të atleteve. Mirëpo, Kylie sqaroi menjëherë gjithçka.

 “Ai nuk po tregohet i ulët. Është thjesht dizajini i bluzes. Të gjithë janë mirë, kanë ecur përpara dhe po jetojnë jetën e tyre. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Travis ka nënshkruar marrëveshje me Nike. Çështja është që kemi folur, ka vetëm energji positive” – sqaroi Kylie.

Pak ditë më parë, Kanye West shkruajti në “Twitter” se Travis e ka kërcënuar atë dhe familjen e tij, pasi ai ishte ankuar se përse e kishte lënë Drake t’i bënte diss për atletet e tij në këngën “Sickomode”. Mirëpo pak më vonë, Kanye lajmëroi se kishin zgjidhur mosmarrëveshjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *