• |
ide | kryesore

Video/ Shaqiri fundos Mourinhon dhe kthen Liverpool në krye

Sport, Video



Liverpool thyen 3-1 Manchester United në ndeshjen e madhe të javës së 17 të Premier League, duke u kthyer në krye të klasifikimit përpara Manchester City. Pas golave të Mané e Lingard në pjesën e parë, vendosi sfidën dygolëshi i Xherdan Shaqiri. Fitore e rëndësishme edhe për Chelsea (2-1 në transfertën me Brighton), ndërsa Arsenal ndërpret ecurinë pozitive i mundur 3-2 nga Southampton.

E gjithë vëmendja në fakt ishte në Anfield, ku u luaj një ndeshje me ritëm frenetik, e ku pavarësisht se ndeshjen e bëri Liverpool, drithërimën e parë e dhanë miqtë me atë gol të anulluar për pozicion jashtë loje aktiv të Lukaku, në goditjen e dënimit që përfundoi direkt në portë. Por ky ishte vetëm një episod në zhvillimin e ndeshjes. Liverpool i krijoi probleme të mëdha prapavijës së Mourinho sa herë dilnte përpara dhe pas një presioni kostant ishte logjik goli, që erdhi pas 24 minutash, nga Mané, që ishte spektakolar brenda zonës së United në krosimin e Fabinhos.

Reagimi i United duket sikur mungoi, por për ti dhënë një dorë shpresave të Manchester mendoi Alisson në minutën e 33 me një gabim që i dha shansin Lingard të barazonte.

Skuadra e Klopp ka një marsh më shumë dhe De Gea shpëton rezultatin në tre raste, ndaj Firmino e dy herë Fabinho, por aktivizimi i Shaqiri për Keita është vendimtar: fantazisti me origjinë kosovare mposhti De Gea dy herë në pak minuta (73’ e 80’), i ndihmuar nga dy devijime me fat. Goditje fatale për shpresat e Mourinho dhe Djajve të Kuq, që pasi pritën në mënyrë shumë pasive, e kishin të pamundur të reagonin. Sukses më shumë se i merituar për Reds, që rimarrin vendin e parë, ndërsa për Manchester United një tjetër test i dështuar.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *