• |
ide | kryesore

Video/ Skënderbeu turpëron emrin ndaj Luftëtarit, arbitri Llapra akordon penallti për prekje të topit me kokë dhe në fund shkon sipas parashikimeve…

F1, Sport



Duhet të ishte një ndeshje e lehtë, të paktën në letër, ajo mes Skënderbeut dhe Luftëtarit. Korçarët vinin nga tre rezultate pa fitore dhe me një skuadër në vështirësi të plotë, që një javë më parë i mposhti Kamza. Por nga letra, në fushë, gjërat ndryshojnë, sidomos kur në mes futen motive të tjera, përfshirë edhe gjyqtarin e ndeshjes…

E pas barazimit rokambolesk 2-2 në lojë futet arbitri Llapra, që akordon penalltinë me të cuditshme: faull për prekje të topit me kokë nga Sambou. E ky ishte episodi që vendosi ndeshjen në favor të Luftëtarit, sepse Shkurtaj nuk gaboi, duke i cuar gjërat ashtu si parashikohej, me atë cfarë po tregonin lojtarët në fushë

Gjirokastritët kishin nevojë për një fitore dhe, në kushtet e krizës financiare në të cilat ndodhen, me lojtarët që po mundohen kush të largohet më parë në janar nga bluezinjtë, ia dolën ta marrin në Korcë. Kjo skuadër emergjente iu përgjigj dhëmbë më dhëmbë korcarëve dhe 60 sekonda pas golit të Bregut, barazojnë me Demon. Goli i dytë, ose më saktë autogol i Radas përmbysi rezultatin, ndërsa Bregu shënoi dygolëshin personal dhe barazoi rezultatin përsëri…më kot.

Skënderbeu mbetet me 30 pikë 6 pikë larg Partizanit kryesues, duke refuzuar për të dytën herë mundësinë për tiu afruar kryeqytetasve. Fitore shumë e rëndësishme për Luftëtarin e Mezanit, që ngjitet sërisht mbi Tiranën me 16 pikë, por futbolli që u luajt të shtunën e Superiores linte shumë për të dëshiruar, nga teatri i Fushë-Krujës e deri tek Llapra, që akordoi me shumë mundësi penalltinë me idiote të kampionatit…deri tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *