• |
ide | kryesore

160 policëve ende student iu mbahet paga, i dërgojnë letër kryeministrit

Lajme, Të fundit



160 punonjësve të policisë, njëkohësisht studentë në Akademinë e Sigurisë iu është mbajtur një pjesë e shumës nga pagat e tyre.

Studentët policë, duke mos gjetur zgjidhje brenda institucionit i janë drejtuar me një letër kryeministrit Rama.

Efektivët pretendojnë se “VKM”-ja me numër 200, për “trajtimin e punonjësve të policisë që ndjekin kurse shkollimi”, nuk është interpretuar në përputhje me ligjin.

Studentët janë paguar prej disa muajsh nga 14 deri 20 mijë lekë në muaj, shifër kjo e papranueshme për ta për të plotësuar të gjithë nevojat e tyre. Studentët i janë drejtuar më parë edhe drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu, si dhe kanë patur takim edhe me zv.ministrin Julian Hodaj, por pa rezultat.

Çëshjta ka përfunduar edhe në Gjykatën Administrative, ku disa prej tyre kanë fituar të drejtën të trajtohen me pagë të plotë dhe jo me kompensim.

Studentët i kërkojnë në letër kryeministrit të marrë masa që drejtoritë e policisë të trajtojnë të gjithë studentët e Akademisë me paga.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *