• |
ide | kryesore

Albërije tregon marrëdhënien e Beatrix me Angelinën

Paparazzi, Slider



Para pak ditësh, u përhap lajmi se dy kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj, nuk flasin me njëra-tjetrën pas një sherri mes tyre.

U raportua se shkak ishte bërë grimieri i njohur Ariel, i cili jeton në SHBA dhe njihet për miqësinë me familjen Kardashian. U përfol se Beatrix i ka kërkuar atij ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Anxhelinës, e cila është mikeshë e ngushtë me Arielin dhe mes dy kushërirave raportet janë prishur.

Dy vajzat nuk janë prononcuar pas lajmeve që pushtuan portalet, por është më në fund Albërie Hadërgjonaj që flet për herë të parë lidhur me këtë.

Sipas “Prive”, Albërie ka mohuar lajmet për prishje të marrëdhënieve. Madje ka shtuar se Anxhelina dhe Beatrix duhen shumë. E pyetur pse nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale, Albërie është përgjigjur se këtë e dinë vetëm ato.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *