• |
ide | kryesore

Arsenal/ Surpriza e Özil për tifozin e vogël: “Po ëndërroj”

Sport



Ndonjëherë mjaftojnë gjeste të vogla për të bërë surpriza të mëdha. Kështu i ka ndodhur edhe të voglit Kyan, por tifoz i madh i Arsenal, idhulli i të cilit është gjermani Mesut Özil, e që këtë ditë do ta mbajë mend si të paharrueshme në memorje.

Vetë fëmija e ka bërë të ditur këtë gjë, i intervistuar në kanalin zyrtar të Topcinjve (“Lojtari im i preferuar është sigurisht Özil, është lojtar i madh, edhe pse vetë jam një mbrojtës më ka frymëzuar gjithnjë të përmirësoj aftësitë e mià”) e pak sekonda më pas mesfushori gjerman është shfaqur pas shpinës së tij, duke e lënë vogëlushin pa fjalë.

Fillimisht surpriza e pastaj përqafimi: “Po ëndërroj”, tha ai. “Jo, mik. Nuk po ëndërron. Momente si këto janë thjesht të mrekullueshëm” është përgjigjur Özil në Twitter, duke publikuar një video, që në pak kohë është bërë virale.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *