• |
ide | kryesore

Basha: E vërteta përse opozita nuk do të djegë mandatet e deputetit

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo ku ka folur për vendimin që mund të marrë opozita me djegien e mandateve. Basha tha se është gati për ta bërë këtë gjë, por duhet parë se çfarë ndodh më pas.

“Ku ka pasur bojkot? Kam thënë unë ndonjë herë bojkot. Ne në shtator kemi treguar disa platforma tonat për ndaljen e hemorragjisë së ikjes së shqiptarëve. Po ashtu kemi thënë dhe që të bëhet vettingu, dhe këto ishin kushtet tona për të hyrë në Kuvend.

A do të jemi të premten në Kuvend? Nuk kemi marrë vendim. Sot kemi bërë një diskutim në grupin parlamentar. Ka pasur deputetë që kanë thënë të shkojmë që për seancën e buxhetit, ka pasur nga ata që kanë thënë që të shkojmë vetëm në seancën e vetingut në politikë.

A jam i gatshëm të djeg mandatet? Pa dyshim që jam, por a është momenti që ta bërë këtë gjë? Në këtë moment opozita nuk ka asnjë instrument në Kuvend. Jemi gati që t’i djegim mandatet dhe ta fusim vendim në krizë totale, por duhet të shikojmë së çfarë do sjell kjo gjë. Nuk është çështja a i djegim apo jo, por a i shërbejmë kauzën tonë që kemi nisur” – tha Basha.



2 Comments

  1. Kam 28 vite qe ndjek politiken shqiptare dhe ate te PD dhe kam nje pyetje per te gjithe demokratet;
    A ka pasur ndonjehere kauz PD dhe nese po, cila ka qene ajo?

  2. ske bythe ti djegesh mandatet se te hidhen ne fut deputetet e tu. Askush nga ata te PD ne parlament, perfshire dhe lulin, si rruhet shume per shqiptaret po e kan menen ku e ku me kap ndonje gje. Rrine 5 muaj jashte parlamentit e sa vjen perfundimi i afatit per djegien e mandateve shkojne me vrap ne parlament se kan hall mos u digjen rrogat qe marrin qyl sic benin dikur deputet e Rames. Tek keta te PS e gjen ndonje me dinjitet si Majko apo sic ishte Blushi, po ketyre te PD ua qi Saliu dinjitetin para se te futen ne parlament

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *