• |
ide | kryesore

Basha sherr LIVE me Babaramon: Ky është televizion i blerë! Gazetari: Po bën diversion!

Lajme, Të fundit



Mediat dhe raporti me pushtetin ishte një moment që u prek në intervistën e kreu i opozitës Lulzim Basha pati në televizionin Report Tv në emisionin “5 pyetjet” të gazetarit Ilir Babaramo”. Shpesh Basha etiketoi edhe mediat si të përfshira në aferat korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Kjo temë ka shkaktuar një debat interesant mes Bashës dhe gazetarit Ilir Babaramo.

DEBATI RAMA – BABARAMO

Basha: Natyrisht, edhe më e drejtpërdrejtë është thirrja që secili të bëjë detyrën e vet. Unë detyrën time, ju detyrën tuaj si televizion – si televizion s’ka shpresë se ky është televizion i kapur nga qeveria.

Babaramo: Keni perceptim të gabuar.

Basha: Është televizion i blerë. Pyet ata të Bunk’art-it se çfarë është kjo. Unë kam ardhur për ty këtu, se… Ky është ERTV/2. Ka edhe ERTV/3, edhe ERTV/4. E di pse kam ardhur? Se realizova që nuk ka vetëm ERTV/2 që është Report tv, ka edhe ERTV/3, /4. Mediat janë pjesë e plaçkitjes së shqiptarëve.

Babaramo: Në kohën tuaj kanë marrë miliona…

Basha: Koha ime është tani.

Babaramo: Keni firmosur miliona euro si ministër për to…

Basha: Absolutisht. Më nxirr një document qe kam firmosur miliona unë. Për kë kam firmosur miliona? Kujt i kam dhënë Bunk’art-in pa garë unë, siç ka marrë ky televizion?

Babaramo: I ke dhënë një televizioni fushatën… që të mos ta përmend unë.

Basha: Fushatën për vizat. Absolutisht e pavërtetë. Është destinuar një fond i kërkuar nga komisioni Evropian. Që të mos qarkullojmë gënjeshtra këtu, Komisioni Evropian – e kemi me letra, me dokumente – ka kërkuar që të ndërmerret një fushatë ndërgjegjësimi për…

Babaramo: Të mos debatojmë këtu për paradhomën e një kryeministri. Këtu nuk jeni në paradhomën e kryeministrit.

Basha: Të jesh i sigurt se kur të jesh në paradhomën time, nuk do të jesh për afera të tilla. Por meqë bëre një akuzë të drejtpërdrejtë unë po të them këtë: Po, unë kam qenë ministri që kam hequr vizat për shqiptarët. Kam plotësuar 150 kërkesa të Komisionit Evropian. Dhe një nga kërkesat e përsëritura, zyrtarisht me shkrim dhe e thënë edhe me gojë këtu, nga zyrtarët e KE, ka qenë fushata publicitare për të ndërgjegjësuar shqiptarët që heqja e vizave nuk parakuptonte qëndrimin pa limit në BE.

Babaramo: Bunkart është investim privat

Basha: Mos bëj apologji. Edhe unë dua ta them qartë. Nuk jam këtu se kam nderim për këtë televizion. Unë kam zero nderim për këtë televizion. Jam këtu për nderimin që kam për ju, si gazetar.

Babaramo: Të lutem, është diversion.

Basha: Nuk është diversion, se unë ta thashë që në fillim, se unë do të vij dhe do të mbaj qëndrimet e mia. Ky është një ERTV/2, i cili nuk mjaftohet me propagandën qeveritare, por është një sulmues i drejtpërdrejtë i opozitës, i cili përpiqet ditë e natë të mbjellë mosbesimin ndaj qytetarëve. Me këtë qëndrim, Report Tv dhe televizionet e tjera janë bashkëfajtorë në vrasjen e shpresës, në mbjelljen e dyshimit e mosbesimit… Sepse ka shumë gjëra që ju mund të bëni, edhe kritika ndaj opozitës padyshim, por ajo që nuk duhet të bëni si televizion dhe e bëni ditë për ditë është barazimi i qeverisë me opozitën, e dikujt që ka gjithë pushtetin dhe ka 5 vjet që batërdis shtetin me dikë që ka 5 vjet që lufton keqqeverisjen.



12 Comments

  1. Llogjike kurve.
    Une po qiem me ty sot se ti je djale i mire dhe me pelqen, se po te ishte per kar, ERTV/3, /4 etj. e kane dy here me te madh se tendin.

    1. Bravo qelbësirë rilindje,

      Ky është modeli i plehut rilindas që paguhet si parrazit me paratë e shqiptarëve nga monstra e rilindjes.

    2. Ky televizion në mos gaboj, a është pronë e gazetarit italian Bollino që publikisht është deklaruar si mbështetës i Ramës ?
      Ajo që ka thënë pra Basha është një realitet e Babaramo nuk ka sepse ta kundërshtojë.
      E kam dëgjuar Babaramën që ta vlerësojë Berishën si një politikan të shquar e ta kritikojë me ashpërsi Edi Ramën.
      Pas kësaj, ditët e fundit në jë ballafaqim në Top Channel me Berishën, duket i detyruar nga pronari i televizionit ku punon, mohoi qëndrimin e mëparshëm duke krahasuar Ramën njëlloj me Berishën.

    1. sikur ju rilindasit ishit pro dialog mo, apo kur tju teket juve. ej po dhe per televizionet do qani ? apo ju prishet axhenda se skeni lene gje pa monopolizuar.

    2. Po ku të shkojë more Astrit Lulzim Basha ?
      Të shkojë të dëgjojë e të debatojë me Mero Bazen, M.Nanon, Ngjelën, Fatos Klosin, Lubonjën, Bushatin, Sokol Ballën e me Dudushët mercenarë të socializmit “fitimtar” ?
      Tashmë pjesa më e madhe e atyre që e sollën në pushtet Edi Ramën me thirrjen e famëshme për të “mobilizuar gjithë qelbësirat”, nuk kanë nga t’ja mbajnë se ai i ka tepruar kaq shumë zullumet e tij , e duke parë këta mijra studentë që janë ngritur kundër tij, kërkojnë tek ai përfaqësuesin e kapitalizmit që “e shkatëroi” botën.
      Problemi nuk është më tani vetëm Edi Rama, por modeli i “njeriut të ri” që do të lejë ai pas pasi të largohet nga politika.
      Nuk guxon të hapësh komentet në media se do të lemeritesh nga gjuha rrugaçërore e banale me të cilën reagojnë të rijtë duke e imituar ate.
      Mbrëmë po ndiqja emisionin 360 gradë të Zhejit.
      E kam parë edhe herë të tjera një farë “regjizori” që ngrefoset si kaposh, njëfarë greko-shqiptari Laert Vasili që bën “udhëheqësin” e qindra mijë shqiptarëve emigrantë në Greqi.
      Edhe ky kërkon të bëjë protagonistin , heroin , njëlloj si gjatoshi duke komunikuar me të gjithë me arrogancë e fodullëk. Në krah të tij kishte një pedagoge të Universitetit, në mos gaboj me mbiemrin Sula, një zonjë grua me një qëndrim dinjitoz e një qartësi e qetësi brilante të shprehurit të mendimit.
      Ky karafili “regjizor”, duke dashur të imitojë Ramën se më i zoti është ai që nuk i lë të tjerët të flasin, harbutërisht kërkonte të imponohej me ate këngën e vjetër “popullore” të kohës së Dullës
      , “Dy luanë ka bota, një Tirona e një Athina”.
      Me keqardhje , edhe një tjetër “protagonist” i këtyre ditëve, një farë “doktori infantil të shkencave” , Taulant Muka, me të cilin me pa përgjegjësinë më të madhe për problemet e arsimit abuzoi Edi Rama, duke u tallur për ta bërë zv/ministër, kërkon ta paraqesë veten si një “hero” që do ta shpëtokërka Shqipërinë nga e keqja e madhe që sipas tij janë plagjiaturat e profesorëve e politikanëve.

    3. Ta shpjegoj unë more Astrit.
      Basha ja tha copë Babaramës, se unë vij tek ty si gazetar që ke mbajtur qëndrim realist në kritikën ndaj qeverisë Rama, por pronari tënd është i lidhur me Ramën.
      Nuk është kjo ndonjë histori e re.
      Në shumë media me pronarë të lidhur në rrugë korruptive me Ramën, ka shumë gazetarë kurajozë që dalin nga censura e pronarit e ka edhe më shumë që nuk ju a mban ta bëjnë këtë..
      Mirë ata e kanë nga halli i parave për të ushqyer kalamajtë, po ti more Astrit çfarë halli të ka zënë që i bën fresk Edi drogës ?

  2. Report tv po punon per percarjen e shqiptareve mos e shikoni kete tv pisllik eshte ne pronesi te korlo bollino italian agjent pederast

    1. e vertet po kujt i thua pederasteve te soros , qe e kane b….n grope, vdekshin komunistet

  3. Shko lul beje monologun te fax news se ai eshte tv qe ti nuk e ke kap o kurve e vogel komuniste flet ti per kapje,ke pese vjet kudo qe flet rrotullohesh ne 70 fjali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *