• |
ide | kryesore

Champions/ Juventus, kundër Atletico Madrid mendon Cristiano Ronaldo

Sport



Cristiano Ronaldo është gati të kthehet në Madrid e kur përballë ka Atletico di vetëm të ekzaltohet. Portugezi i Juventus, në fakt, në karrierë ka shënuar 22 gola ndaj Colchoneros (vetëm Getafe e Sevilla i ka shënuar më shumë). Precedentët i buzëqeshin bardhezinjve: katër fitore, një barazim e dy humbje.

JUVE-ATLETICO, PRECEDENTET
Ndeshje ne kupat e Europës 7
Fitore 4
Barazime 1
Humbje 2
*përfshirë Kupën e Panaireve  

– Juventus e Atletico Madrid janë përballur shtatë herë në kompeticionet europiane: me bilancin e katër fitoreve të italianëve, një barazim e dy humbje.

– Juventus e Atletico Madrid janë përballur dy herë në Champions League: në 2014/15 një humbje e një barazim për bardhezinjtë.

– Pas një serie prej pesë ndeshjesh pa sukses (2B, 3H), Juventus ka fituar të tre sfidat e fundit kundër skuadrave spanjolle.

– Në katër rastet në të cilat ka mbërritur në 1/8 e finaleve të Champions League, Atletico ka kaluar gjithnjë raundin.

– Cristiano Ronaldo ka shënuar 22 gola kundër Atletico Madrid, vetëm kundër Getafe (23) e Sevilla (27) ka realizuar më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *