• |
ide | kryesore

Daily Mail: “Schumacher nuk është më i detyruar të flejë e ka një peshë normale”

Sport



Michael Schumacher nuk është më i detyruar të flejë, por ka nevojë për një aparat frymëmarrje për të qendruar në jetë. E ka zbuluar e përditshmja britanike Daily Mail, sipas të cilit shtatë herë kampioni i botës së F1 ka një peshë normale. Schumacher banon në shtëpinë e tij në Zvicër, pranë liqenit Lehman, në një strukturë të organizuar për trajtimin e tij.

Informacionet akordohen me zbulimet që bëri javën e kaluar Jean Todt, presidenti i FIA, që tregoi se kishte parë “Cmimin e Madh të Brazilit bashkë me Michael në shtëpi”. Schumacher sipas kësaj teorie është i ndërgjegjshëm për atë që i ndodh përreth dhe është në gjendje të ndjekë edhe garat. Gjithnjë sipas Daily Mail, familja e Schumacher shpenzon rreth 55.000 euro në javë për kurat e tij, që është i rrethuar nga një ekip mjekësor prej rreth 15 personash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *