• |
ide | kryesore

Dita 13/ Studentët sot protestë masive përpara Kryeministrisë

Lajme, Të fundit



Studentët e universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar sot një protestë masive përpara Kryeministrisë. Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore. Pavarësisht thirrjeve, studentët kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

Ndonëse partitë politike, si në rastin e LSI, u kanë bërë thirrje të rinjve të tyre që të lënë kartat e anëtarësimit dhe t’i bashkohen protestës, studentët kanë pohuar se tubimi nuk do të marrë ngjyrime politike.

Ditën e sotme po ashtu është paralajmëruar edhe një takim në Rektorat me studentët, ndërsa nuk dihet nëse këta të fundit do të shkojnë. Ndonëse prej 13 ditësh të rinjtë që vazhdojnë arsimin e lartë në Tiranë, dhe jo vetëm, protestojnë, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur të rinjve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.



9 Comments

  1. Edvin Dialogu e ka punen shume keq. Pervec terrenit te veshtire politik, psikopatia do t’i jete thelluar tashme. Por ka droga shume sot…

  2. Sot ne shqiperi ka 1000 arsye per te protestuar. Po na vjedhin, grabisin, lavazhojne trurin, dhunojne , mashtrojne, po na detyrojne te emigrojme pas 30 vjet demokraci, po na varferojne gjithmone e me shume dhe ne rrime shohim secili punen tone.
    Paskemi qene populli me dele ne bote.

  3. NUK E BESOJ se me protestat e studentave DUAN TE SPOSTOJNE VEMENDJEN NGA LOJRAT E MEDHA QE PO LUHEN ME ORGANET E DREJTESISE.

  4. Sot ke Mona cismen ne protest. Ja arriti ta vjedhi protesten. nga protest studentesh po behet protesta e Mona cizmes qe te shtoje dhe nja tre vila te tjera per kushurinjt se si dalin ato qe ka.

  5. A duhet te paguaj taksa per rreth 140 mije studente, ose thuajse per te gjithe nxenesit qe mbarojne gjimnazin, nderkohe qe mjeket dhe infermieret po pakesohen tek ne dhe shkojne te punojne ne Gjermani ? Cfare me duhet shkollimi i mijra juristeve kur organet tona te drejtesise nuk po japin drejtesi dhe gjyqet zvarriten me vite edhe per mungese te gjykatesve te mjaftueshem ne sistemin e drejtesise? Cfare qeverie dhe cfare parlamenti eshte ky qe nuk ka as idene minimale te qeverisjes se vendit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *