• |
ide | kryesore

Dita e 13/ Sudentët bllokojnë fakultetet dhe kryqëzimet

Arkiva



E reja e ditës së 13 të protestës është se që në orën  8 30 të mëngjesit ata kanë bllokuar hyrjet e fakulteteve duke i mbyllur ato me shiritë apo me drunj. Studentët tek Universiteti Politeknik kanë vënë shiritin në hyrje të godinës duke shenjuar në mënyrë simbolike bojkotin e mësimit dhe vijimin e protestës. Edhe studentët e ekonomikut i kanë vënë drynin tek fakulteti. Pak me heret të rinjtë i kishin vënë shiritin edhe Fakultetit të Drejtësisë për të ndaluar hyrjen në mësim.

Por e reja është se hap pas hapi kësaj nisme po i bashkohen edhe pegagogët që i thonë atyre pak grevëthesve se nuk do të zhvillohet mësimi dhe se edukimi më i madh i tyre sot bëhet në shesh. Pedagogët e Fakultetit të Filologjisë kanë zhvilluar një mbledhje në orët e para të ditës dhe kanë marrë vendim që të bojkotojnë mësimin bashkë me studentët.

Një tjetër lëvizje e ditës së sotme ka qenë edhe ajo e bllokimit të kryqëzimeve kryesore të Tiranës si një formë për të bërë qeverinë të heqë dorë nga shurdhëria për plotësimin e kërkesave.

©Lapsi.al

 

b26e232b-bb27-4d97-8aff-b5d8599feb934cb76655-3d1c-4902-8837-7e56191fc845649b2ec8-3089-4a5e-ac49-0012b20a8362 fakultet shiritfakultet shirit1fakultet shirit2fakultet shirit3 protesta-dita-11-studentet6 studente proteste1studente protestestudente proteste2studente proteste3studente proteste4studente proteste52



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *