• |
ide | kryesore

Gafa/ tifozët fyejnë dhe autobusin e Torinos, duke menduar se ishte i Juventus

Sport, Video



Fyerje dhe sulm ndaj autobusit të skuadrës kundërshtare, përpara hyrjes në stadium është një realitet i trishtë në futboll, e këtu nuk bën përjashtim edhe kampionati Italian. Përpara derbit Torino-Juventus sjellja e tifozëve nuk mund të mos ishte agresive në një ndeshje të ndjerë, por këtë herë ka një diferencë: tifozët granata jashtë stadiumit Olimpico Grande Torino kanë nisur të bërtasin dhe fyejnë një autobus që po mbërrinte, duke menduar se ishte ai i Juventus. Vetëm pas pak sekondash e kuptuan gafën që bënë: në realitet ishte autobusi i Torinos. Qesharake po të vihej re sjellja e tifozëve që ndryshuan natyrën e brohoritjeve, nga fyerje në mbështetje!

https://www.youtube.com/watch?v=Uh_-0ARBtr8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *