• |
ide | kryesore

Propozohet lirimi nga detyra i anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu

Lajme, Të fundit



Me 10 votat e mazhorancës, deputetët e komisionit të medias kanë propozuar lirimin nga detyra për anëtarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregun me argumentin se ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me ushtimin e detyrës.

Kërkesa në Kuvend erdhi gjatë muajit Nëntor, nga kreu i AMA-s, Gentian Sala me akuzën se ka vepruar në kundërshtim me ligjin organik të këtij institucioni duke lidhur kontratë qiraje gjatë vitit 2015 me Ministrinë e Bujqësisë për rreth 4 hektarë tokë bujqësore në fshatin Picar të Vlorës me afat përdorimi 99 vjet.

Gjatë seancës plenare të ditës së enjte ky projektvendim do të votohet nga Kuvendi për shkarkimin përfundimtar të anëtarit të AMA-s Zylyftar Bregun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *