• |
ide | kryesore

Rama në takim me përfaqësues të Moneval: Jemi krenar për punën e bërë

Lajme, Të fundit



E ndërsa studentët jashtë vazhdojnë protestën për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, kryeministri Edi Rama ka patur një takim me kryetarin e komitetit të Moneval. Rama është shprehur se ndihet krenar për punën e bërë nga qeveria.

 “Kemi mundësitë të kemi mes nesh shefin e Moneval, që vjen në Shqipëri si shef i pastrimit të parave, për të prezantuar raportin më të fundit të vlerësimit të vendit tonë, të publikuar nga ky komunitet i Moneval.

Për të gjithë ata që na ndjekin Moneval është trupa e shqyrtimit në luftën kundër financimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit. Është një punë voluminoze një proces kompleks, por është shumë e vështirë të theksohet por kryetari do ta thotë edhe vetë. Ajo që ne na intereson janë rekomandimet përkatëse për vendin tonë.

Thenes Zlav do të japë me detaje rekomandimet, ndërkohë që konsumohen lloj lloj teorish konspirative. Është folur për pastrime parash, me copa letre të shitura si shkrime ekskluzive , që duke u krahasuar me vendet e rajonit apo edhe BE-së, na vendos në një pozicion mjaftueshëm të mirë dhe krenar për punën që kemi bërë. Vlera e aseteve kriminale të sekuestruara së fundmi është 10 herë më e madhe se e viteve të fundit”, u shpreh Rama.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *