• |
ide | kryesore

Rama po kërkon kamardaren e Monës dhe Lulit

1, Arkiva, Ide

Edi Rama ka pasur tre qasje të ndryshme ndaj protestave të studentëve. Fillimisht ai i trajtoi me përbuzje duke predikuar se qytetarët nuk mund të paguanin edhe për ngelësit.

Më pas, kur pa përmasat që morën manfestimet, ai luajti rolin e njërit prej tyre. Ai arriti kulmin duke thënë në “Opinion” se studentët në rrugë kishin dalë për dashurinë ndaj tij, madje ëndërroi si gardistët e kuq të kryatrit Mao që so të marshonin bashkë më tej për të linçuar rektorët, dekanët dhe pedagogët.

Tani kur protesta ka mbërritur në ditën e saj të 13, ai u kthye të bëjë atë që di të bëje më mirë.

Atë që ka bërë pothuasje me çdo manifestim kundër tij, që prej kohës së armëve kimike.

Me delirin e atij që nuk pranon asnjë difekt, ai do ta shesë atë që ndodhi si një manipulim të opozitës që nuk e mund dot Rilindjen me vota.

Po ti shohësh statuset e Ramës të ditëve të fundit ato janë të mbushura me alegori për PD dhe LSI.
Ato i fryjnë borive të kapjes së protestës nga partitë, të forumeve rinore që kanë zënë vedet e studentëve të çiltër dhe të militantëve që luajnë rolin e prindërve realë.

Lexo me tej:

Tri manipulimet e kryeministrit për protestën e studentëve

Në këtë fazë të tretë të ndryshimit të strategjisë së tij, kryeministrit nuk i ka mbetur asnjë rrugëzgjidhje tjetër veçse të përdorë Monën dhe Lulin si kamardare shpëtimi.

Natyrisht, opozita ka luajtur rolin e saj të shëmtuar në të gjithë këtë histori. Por këtu në pyetje nuk është qëndrimi i saj, por shndërrimi, i atij që kërkoi të lunate rolin e timonierit të madh, në një politikan meskin që godet pas shpine.
Dhe kjo e ka një shpjegim fare të thjeshtë. Ai duhet kërkuar tek fakti se ata studentë rrefuzojnë t’a shohin si parner në dialog.

Për disa arsye.

Sepse ai, që tashmë ka marrë etiketën kryeministri i të pasurve, nuk shihet më si një shpresë për shoqërinë e drejtë dhe të barabartë ku ata duan të hyjnë nesër.

Sepse ai, si nismëtari i ligjit të arsimit të lartë që planifikon të çojë paratë publike tek privatët, nuk ka asnjë shans që në afatgjatë të plotësojë kërkesat e tyre.

Sepse ai që e ka mbushur qeverinë dhe administratën me hajdutë të pagdhendur me diploma falco, nuk është në gjëndje t’i përgjigjet aspiratave të tyre .

Sepse ai, pas manipulimeve me FRESH-in dhe spektaklit fallco që organizoi më Top Show, tregoi se është i një race të ndryshme me ata student që ende nuk janë mësuar me makivelizmin e baballarëve të tyre.

Sepse ai, edhe kulturalisht edhe estetilisht tregoi se është ku e ku më i vjetër, se shpërthimi i kreativitetit dhe fantazisë që shpalosën këto ditë studentët.

Këto dy javë treguan se edhe nëse do e kishte të mundur, ai kurrë nuk do të arrinte të ishte partneri, dialoguesi apo bashkëudhëtari i tyre.

Dhe me sa duke e ka kuptuar këtë.

Prandaj i është shmangur përballjes reale dhe po përpiqet ta zhvendosë konfliktin me Lulin dhe Monikën. Sepse vetëm aty ndihet mirë, me të singjashmit e vet.
©Lapsi.al

12 Comments

  1. Pra sipas Andi Bushatit medioker fajin nuk e ka as Meta as Mona dhe sigurisht as Saliu! Fajin e ka Luli si klloun i tyre dhe sigurisht Rama! Sigurisht qe edhe disa injorante gjysem analfabete komentues te La-sit e kuptojne se kujt i sherben ky mercenar,gjysem lab e gjysem shkadron!

  2. Nese vereni me kujdes kalimtaret , pasi i pershendesin dhe e perkrahin kete levizje studentore i kane syte e lotuar . Dhe kjo jo vetem per tarifat apo problemet e tjera qe kane ata por me shume se tek ata shohin te vetmen shprese per daljen nga gjendja katastofike ne te cilen ndodhet ky vend . Tek studentet ky popull sheh te vetmen shprese kunder harbuterise dhe moskokçarjes se klases politike per popullin e saj . Po opoziya çben? Pavendosmeria e saj le per te deshiruar . O hyni ne parlament ose me e mira digjini ato mender mandate . Per çfare ju duhen mandatet kur i gjati ine ka zaptuar çdo pushtet ne kete vend ? Ai e mbushi administraten me kriminela , e mbushi vendin me droge , e mbushi klasen drejtuese dhe arsimin me analfabet , zaptoi drejtesine , rrembeu gjithçka qe eshte e rrembyeshme . Pikerisht per keto arsye ai do te bjere , ai do te bjere nga pesha e te gjithe pushtetit te tij . Atehere pse nuk i digjni mandatet ?
    Dhe se fundmi , Lubonja thote me mire tre banda se nje bande , ndersa une do thosha me mire nje bande se tre banda . Sepse pikersht qenia e nje bande te vetme eshte edhe fillimi i fundit te te gjatit tone dhe qelbesirave qe e rrethojne . Prandaj , lini mandate , reformohuni dhe beni pastrimin brenda vetes , beni program sesi do ta udhehiqni ne te ardhmen kete vend qe populli tju besoje se nuk jeni bande por “baba” qe mendon per “femijet” e tij .

  3. Jam 100% dakort me kete shkrim.
    Kemi te bejme me nje psikopat, qe do te cmend nje popull te tere, sic ka cmemdur grate , te dashurat dhe bashkepunetoret.

  4. Zoteri ,u investuat kot ju opinionistet kundershtare te Rames ne martesen e komunisteve te llojit aleks xinxa me neokonservatoret e te “djathtes” se shqupit.

  5. Ngjela, ne paranteze po them qe eshte hera e pare qe jam dakord me te, ka thene nje ghe shume te sakte sot. Ai iu drejtua KM duke i thene qe nese PD dhe LSI kane kaq shume njerez, atehere terhiqu se je ne minorance. Nga ana tjeter ne nje sondazh tek 36ograde.al, 97% e mbi dy mije votuesve shpreheshin pro studenteve. Ne keto kushte mendoj se cdo makinacion i KM apo i Nanjes, treimit Brace apo Donika Spiropalit duket i pavlere. E vetmja e keqe qe ka protesta per mendimin tim, eshte se po harrohen 30 milione € e DH Albania….

  6. Une zot /ti zot/po gomarin kush e kullot.Ne demokraci ka te shume te pasur,te pasur,te mesem,me pak te mesem,te varfer dhe student.Nuk kane ku shkojne studentet,diku do te perplasen ,kaosi gjithmone humbet,duhet nje busull qe nuk egziston.Kundershtimi ndaj cdo gjeje sjell kaosin qe con ne diktature.Jemi komplet te Vjedhur ..President,K/minister,Opozite dhe Pozite birbo hajdute,nje rreth shume i veshtire qe te cahet.Frika lind me njeriun,Robespieri i tmerrshem,prezent priste 200 vete ne gijotine ,i pameshirshem me fajdexhinjte,prifterinjte dhe kishat,me feudalet etj….por ne fund edhe Robiespieri i pa kompromentueshem shkoi ne gijotine.Pse me Blushin dhe Fevzon apo Bushatin do te cajme tmerrin qe na rrethon?Lodhja te con ne dorezim .

  7. I kthjellet Andi si gjithmone.
    Vetem nje defekt ke se e shkruan trajten e shkurter te bashkuar “ta” me apostrof.
    Drejtshkruhet “ta” dhe jo “t’a”.

  8. O bushat ke 2vjet që na cave trapin që rama duhet rrezuar si i pa afte tani që eshte afer gremines ti thua jo keshtu apo ashtu o shtuje o lere rruge tjeter ska plako

  9. Po mir me tani ata te huajte me integritet, nuk e kuptuan akoma ke po mbeshtesin ? nje provokim ne facebook dhe menjeher doli hapur. si bejne sikur nuk i dine gjerat.

  10. Kjo eshte analize ne ndihme te te mbyturit Rama.
    JOOOOOOOOOOOOOOO!!!!!!!!
    Basha ka nje plan ekonomik per te na nxjerre nga MBYTJA alla RILINDJE-RAMA Bushat!!!!!!!
    Une jam ekonomist e besoj ate plan sepse ka nje konsulence gjermane dhe nuk besoj asgje nga ato qe ndoshta kemi besuar deri me sot te ty.
    UJI eshte qelbur shume sa vjen ere si kanalet e ujrave te zeza, nuk kemi me qindarke ne xhep dhe po ta krahasojme me vitin 2013…….veret kemi bere gabi qe besuam nje PPP por qe nuk na e deklaroi kete.
    Mbeshtetje studenteve dhe OPOZITES! MBESHTETJE Ne te gjithe ne, ata jane femijet tane, shumezojini me 4 dhe del vota kunder RAMES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu