• |
ide | kryesore

Reshje intensive në Dibër, shfaqen probleme në disa akse

Lajme



Në qarkun e Dibrës kanë nisur reshje intensive dëbore. Gjatë orëve të pasdites këto reshje kanë ardhur duke u bërë më intensive, gjë që ka vështirësuar dhe qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të pjerrësisë së terrenit në rrugën Peshkopi-Bulqizë lëvizet me vështirësi në disa segmente të rrugës.

Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës, trashësia e dëborës është më e madhe, makinat mund të lëvizin vetëm duke vënë zinxhirë.

Në terren, për momentin nuk është vënë re prezenca e borëpastrueseve. Efektivët e policisë kanë këshilluar përdorimin e zinxhirëve në ato pjesë të rrugës ku është e domosdoshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *