• |
ide | kryesore

Rrugë të bllokuara në Tiranë, rëndohet trafiku

Lajme, Të fundit



Studentët, të ndarë në 4 grupe kanë bllokuar rrugët më kryesore në Tiranë, duke shtuar kështu trafikun. Vendosja e një pjese të tyre në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, ka sjellë bllokim të trafikut që në hyrje të Tiranës.

Makinat dhe autobusët e ardhur nga rrethet janë përballur me rradhët e gjata dhe vargun e makinave, duke mos ditur se për sa kohë mund të qëndrojnë të bllokuar.

Studentët, pas refuzimit nga kryeministri për realizimin e tetë pikave pa dialog, kanë zgjedhur ta përshkallëzojnë protestën në këtë formë duke ngrirë të gjithë lëvizjet në qytet.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *