• |
ide | kryesore

Shorti Champions/ Liverpool “frikësuesi” për kokat e grupit: në vazon e dytë Roma e ka pisk

F1, Sport



16 skuadrat e kualifikuara në Champions League do të njohin në mesditë shortin për 1/8 e finaleve, me ndeshjet e vajtjes që do të luhen në 12-13-19 e 20 shkurt e kthimin në 5-6-12 e 13 mars. Verdikti do të jepet nga shorti i Nyon, në program në orën 12. Për kokat e grupit frika mban emrin e Liverpool, por jo më keq është edhe Atletiko Madrid. Në këtë pikë për spanjollët dhe anglezët e kualifikuara si të para rreziku përgjysmohet, por për Juventus e Bayern jo. Askush nuk do të përballet me finalistët e sezonit të kaluar të Champions, apo me fituesit e SuperKupës së Europës…

Në vazon e dytë rreziku është i pranishëm më shumë se të gjithë për Romën, për një arsye të thjeshtë: verdhekuqtë janë skuadra e vetme italiane dhe në short mund ti peshkojnë të gjithë vec Juventus dhe Real Madrid. Makthi është Barcellona, City e Psg. Kundërshtari më i mirë në letër është Porto, ndërsa mundësinë më të madhe për ta patur përballë e ka Manchester City, që nuk mund të ndeshet me Liverpool, Tottenham e United si edhe Lyon, me të cilin është ndeshur në fazën e grupeve.

VAZO E PARE
Barcellona
Juventus
Manchester City
Real Madrid
Bayern Monaco
Psg
Borussia Dortmund
Porto

VAZO E DYTE
Atletico Madrid
Liverpool
Roma
Tottenham
Manchester United
Ajax
Schalke 04
Lione



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *