Diego Simeone nuk heziton të bëjë parashikimin e së ardhmes. Tekniku e ka thënë shumë shpesh se ndihet i lidhur sentimentalisht me Inter e pankina zikaltër është objektivi i tij. Fjalët e lëshuara në Radio Anch’io lo Sport, në përgjigje të pyetjes mbi një të ardhme tek zikaltrit, janë një prenotim i qartë: “Do të ndodhë me siguri!”. Nuk ka lojëra fjalësh, por një siguri të plotë. Nuk ka datë por edhe kjo e ka një hipotezë, sepse “tek Atletico kam ende një vit akoma kontratë – është shprehur Cholo që pikërisht me Colchoneros po diskuton mbi një rinovim pluri-milioner – por kam qenë i qartë shumë herë dhe nuk është nevoja të shtoj asgjë…”.
Për momentin Simeone mbetet tek Atletico e Spalletti tek Inter, e ardhmja është e shkruar, sipas argjentinasit, por mbetet e ardhmja, që ndoshta mund të mos jetë edhe aq e afërt. Simeone e Atletico për momentin duhet të shqetësohen për Champions, një kompeticion që për të sheh Juventus favoritin absolute, mbi të gjitha për prezencën e Cristiano Ronaldo: “I ka dhënë një nivel më të lartë Juventus që duhet të bëjë një sezon madhështor”.