• |
ide | kryesore

Studentët i vënë drynin Ekonomikut dhe paralajmërojnë: Grevë urie te Korpusi

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme studentët deklarojnë se do të ketë përshkallëzim të protestës.

Ata paralajmërojnë se do të kalojnë në grevë urie. 8 kërkesat e tyre duhet të pranohen nga kryeministri Rama pa dialog.

Sot ata kanë vendosur shirita apo edhe zinxhirë nëpër dyert e Universiteteve.

Ditën e sotme po ashtu është paralajmëruar edhe një takim në Rektorat me studentët, ndërsa nuk dihet nëse këta të fundit do të shkojnë. Ndonëse prej 13 ditësh të rinjtë që vazhdojnë arsimin e lartë në Tiranë protestojnë, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur të rinjve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *