• |
ide | kryesore

Taulant Balla: Nuk e shohim plotësimin e 8 kërkesave si zgjidhje që të ikim e të hamë gjelin e Vitit të Ri

Lajme, Të fundit



Taulant Balla është shprehur se ligji i Arsimit të Lartë nuk mund të ndryshojë. Ky ligj ka shenjuar një moment historik në garantimin e autonomisë së universiteteve publike, sipas tij.

Gjithashtu Balla është shprehur, se PS nuk e sheh plotësimin e 8 pikave si një përgjigje që i duhet dhënë studentëve që të mbyllet çështja e të shkohet në shtëpi për të ngrënë gjelin e Vitit të ri.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Ne nuk duam që kjo protestë të mbyllet. Ne duam një proces dialogu mes qeverisë dhe studentëve do të shkojë përtej 8 pikave. Ne e konsiderojmë këtë si një moment shumë të rëndësishëm, të thellojmë një reformë të shumanshme të arsimit në tërësi.

Arsyeja pse ne insistojmë tek dialogu është për të përfshirë konceptin e bashkëqeverisjes, për t’u mirëkuptuar me studentët, në radhë të parë dhe me gjithë universitetin në mënyrë që të ndryshojmë një gjendje që ligji Arsimit të Lartë nuk e ka ndryshuar. 8 pikat nuk janë ndryshimi i gjithë problemeve që ka Arsimit i Lartë në Shqipëri. Nuk e shohim mbylljen e protestës dhe plotësimin e 8 pikave si zgjidhje që hajde t’i plotësojmë dhe të ikim të hamë gjelin e detit për Vitin e Ri”, u shpreh Balla.

Balla ka ironizuar dhe një pjesë të protestuesve, duke i quajtur punonjës të Bashkisë së Kamzës.

“Poshtë dritares pashë 3 punonjës të Bashkisë së Kamzës që s’kanë pasur fatin të shkojnë në universitete”, tha ai teksa shtoi se:  “Dialogu mes qeverisë dhe studentëve është zgjidhja më e mirë. Studentët, nga Shkodra e deri në Elbasan të vijnë në sallën e Parlamentit. Ligji i Arsimit të Lartë është një moment historik, për t’i dhënë autonominë që kërkojnë universitetet publike në vend. Por ligji Arsimit të lartë është thelbi i një universiteti me autonomi. Nuk do të ketë asnjë taksë për fëmijët e personave më ndihmë ekonomike dhe asnjë pagesë për ata që janë me rezultate të shkëlqyera”, u shpreh ai.

 



5 Comments

  1. o student leshi qe naten ju qin roshi e diten muti balla,mjaft me me kerkesat tuaja por kapeni e nxirrni perjashta ram qelbsiren me te fala sandra,blusha e gjinsha,jastek grisekde e erionka se po nuk e bet tash ram qelbesira ka per te ju vesh nallonka e qitjonka.

  2. Balla mendon që të gjith¨ë kanë mundësi të venë gjelin e detit në sofër për vitin e ri .
    Cfarë arrrogancë!!!

  3. Keta qe ligjin e bene vete, e s;pyeten kend, sot na hiqen si ufo, qe ligji s;na qenka i mire, e ka abuzime, po, por ata qe e kontrollojne dhe verifikojne ku ishin? Kjo tregon qe ju pushtetare te soit me dinakerine e mefshehtesite tuaja kujtuat se po i rrjepeni studentet, e universitetet ti beni e drejtoni ashtu sic beni vetem ju, Per tere mangesite, e kleckat qe keni bere sot po ua kerkojne me vendosmeri, e shume mire e bejne qe nuk pranojne kushtin e KM apo te ketij pionierit te enverit per diskutime, apo keshillime mes dy paleve. Andaj edhe profesoret, e senatet po i bashkohen kerkesave te studenteve sepse e pane qe qeveria ka shkelur me dashje ligjin, apo ka bere ligj qe te perfitoje ajo. Mos degjoniballat kuqale, e kopuke, por vazhdoni ne betejen e drejte qe keni nisur, sepse vetem ashtu do fitoni te drejtat tuaja,,,SUKSESE RINISE,,, shpresa e se aredhmes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *