• |
ide | kryesore

Tension mes studentëve dhe policisë: Ndërhynë sikur të ishim hajdutë

Lajme, Të fundit



Ndërsa studentët janë përpjekur të rrethojnë kryeministrinë, ata janë shpërndarë prej forcave të policisë, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë.

“Ne të gjithë si studentë vendosëm që në mënyrë simbolike të rrethohej Kryeministria. Më pas policia ndërhyri sikur ne ishim hajdutë, kriminelë, dhe s’kapin bandat. Të shkojnë tek ato bandat po ua mbajti dhe jo tek ne. Ne jemi për protestë paqësore. Isha unë i pari që u bëra pjesë e incidentit dhe më pas qetësova situatën. Ne nuk jemi ca dhjetra, po jemi shumë. Auditori bosh është simbol i kësaj proteste. Nëse merret nga media se “Kryeministria do të sulmohet nga disa vandalë”, jam komplet kundra. Nëse merret se studentët janë pronarë të Kryeministrisë, siç është populli, sepse ne jemi sovrani. ndaj jam shumë dakord që të rrethohet Kryeministria”, u shpreh një nga studentët.

 



3 Comments

  1. Si eshte ma mire? Te ishim vra disa qindra ne 1992 te blloku, apo te na vriten femijet tane sot rrugve te Tiranes? Ca na bane o sali katovicari e ceke tradhtari. Demokraci pa gjak nuk ka. Ky pinjolli i bllokut do shije lamin kete her

  2. Po fiks. Vetem ne shqiptaret ja dolem te kemi demokraci pa gjak. Kane luftuar e kane derdhur gjak popujt e Europes ku duam te shkojme. Ne na erdhi ‘demokracia’ falas. Dhe pasojat duken. Jemi zhyt ne pisllek si kurre ndonjehere. Se nuk e hoqem kurre pisllekun nga lekura prandaj. S’lahen plehrat me peshtyme. Fajet e baballareve te 1992. Ja ku po i lajne femijet tani. Demokraci falas = Te gjithe duan te shkojne ne parajse, por asnje nuk do te vdese perpara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *