• |
ide | kryesore

Theresa May: Një referendum i dytë do ta thyente besimin e britanikëve

Planet



Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka deklaruar se mbajtja e një referendumi të ri për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian do ta thyente besimin e njerëzve në institucione. Ish-kryeministrat John Major dhe Tony Blair janë në mesin e figurave që po e përkrahin një ide të tillë, në rast të dështimit të kalimit të marrëveshjes aktuale në kuvend.

Sidoqoftë, kryeministrja aktuale thotë se një ide e tillë do ta dëmtonte në mënyrë të pariparueshme integritetin e politikës dhe nuk do ta dërgonte procesin përpara. Javën e kaluar ajo e anuloi votimin e  marrëveshjes në Dhomën e Ulët, duke e pranuar se ajo mund të dështonte.

Ish-kryeministri Blair ka thënë se, ndonëse e vlerëson përpjekjen e kryeministres për ta miratuar marrëveshjen, numri i madh i kundërshtarëve të saj në kuvend e bën të pakuptimtë vazhdimin e të njëjtës politikë. Ai deklaroi se dhënia e mundësisë për votuesit që ta japin edhe një herë qëndrimin e tyre është zgjidhja më logjike, nëse opsionet tjera nuk funksionojnë, shkruan “BBC”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *