• |
ide | kryesore

Video/ Derbin e portierëve shqiptarë e fiton Berisha: Atalanta imponohet 1-0 ndaj Lazios

Sport, Video



Me një gol të Duvan Zapata pas vetëm 57 sekonda lojë, Atalanta ka mundur Lazio 1-0 në ndeshjen e fundit të javës së 16 të Serie A. Ishte edhe ndeshja derbi mes dy portierëve të përfaqësueses së Shqipërisë Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, që u fitua nga atalantini, sepse numri 1 i Lazios pësoi gol që në minutën e parë nga kolumbiani që përfitoi nga një paqartësi e Acerbi e Radu.

Strakosha pësoi gol në të vetmen goditje në portë të bergamaskëve, ndërsa Berisha u tregua dy herë deciziv në minutën e 12, duke u treguar i aftë të bllokojë Immobile vetëm për vetëm dhe në minutën e 41 në goditjen e Milinkovic-Savic, duke u konfirmuar kështu deciziv për tre pikë të dhuruara Gasperini.

Në fundin e lojës Berisha u thye, por barazimi i Acerbit në minutën e 92 u anullua nga VAR. Me këtë fitore Atalanta ngjitet në vendin e gjashtë të klasifikimit, vetëm një distancë nga Lazio.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *