• |
ide | kryesore

Video/ Patinazh më shumë se futboll, top bore mbi arbitrin dhe një pëllumb që e ka me portierin e Macva

Sport, Video



Ndeshja e kampionatit të Serbisë mes Partizanit të Beogradit dhe Macva, e përfunduar 0-0 ka bërë xhiron e internetit për mënyrën si u luajt. Për futboll shumë pak bëhej fjalë në dëborën e madhe që kishte pushtuar stadiumin.

Lojtarët detyroheshin të ngrinin pirg bore për të ekzekutuar goditjet standarte, ndërsa tifozët ishin ata që e kishin më të thjeshtë për të kontestuar arbitrin, që u bë shënjestër e topave të dëborës nga shkallët e stadiumit.

E në fund, për të mbështetur Macva në një barazim të rëndësishëm në transfertë, një pëllumb i “jepte zemër” portierit, duke qendruar mbi traversë e duke mos u frikësuar nga topat që i drejtoheshin portës.

https://www.youtube.com/watch?v=0uf_tQ01rGE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *