• |
ide | kryesore

AMA reagon pas kërcënimit ndaj gazetarit Ylli Rakipi

Lajme



Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ka reaguar pas kërcënimeve që i janë drejtuar gazetarit Ylli Rakipi. AMA ka shtuar se kërcënime të tilla ndaj gazetarëve janë të përsëritura, gjithashtu se dënon çdo përpjekje që cënon dhe rrezikon fjalën e lirë dhe integritetin e angazhimit të komunitetit të medias.

Deklarata e AMA-s për këtë rast:

“Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA po përcjell me shumë shqetësim lajmet për kërcënimet serioze që ka marrë drejtuesi i programit të njohur televiziv ‘Të paekspozuarit’, z. Ylli Rakipi.

Si një rast i përsëritur i presionit në forma të ndryshme ndaj gazetarëve në detyrë, AMA dënon çdo përpjekje që cënon dhe rrezikon fjalën e lirë dhe integritetin e angazhimit të komunitetit të medias.

AMA solidarizohet me z. Rakipi dhe apelon për autoritetet, që menjëherë të zbardhin rrethanat dhe të venë para përgjegjësisë ligjore fajtorët e këtij akti të rëndë, si dhe të garantojnë një klimë të sigurtë dhe normale për redaksitë dhe gazetarët në ushtrimin e detyrës dhe misionit të tyre për të informuar publikun”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *