• |
ide | kryesore

Banane kundër Aubameyang: 4 vjet përjashtim për tifozin e Spurs

Sport



Ndeshja e Premier League Arsenal-Tottenham në 2 dhjetor është karakterizuar nga një episod i shëmtuar racizmi, që ka marrë dënimin e merituar: pas golit të Pierre Emerick Aubemayang një banane ka fluturuar në fushë në drejtim të numrit 14 të Arsenal. Pas 16 ditësh ka ardhur edhe dënimi për Averof Panteli, shoferin 57 vjecar që ka pranuar se e ka hedhur bananen në terrenin e lojës.

Burri ka thënë se nuk kishte qëllim racist në veprimin e tij, por gjykatësja e Highbury Corner Magistrates’ (Gjykata e Londrës) nuk i ka besuar dhe ka zbuluar “një element racist” në sjelljen e tij që i ka kushtuar 500 stërlina gjobë dhe katër vjet larg stadiumeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *