• |
ide | kryesore

Cardi B rikthehet me Offset

Paparazzi, Slider



Reperi Offset, vazhdimisht po i lutej publikisht Cardi B që të rikthehen sëbashku.

Me anë të një video, reperi tha se çdo gjë që do për Krishtlindje është Cardi B dhe me sa duket reperja ka vendosur t’i plotësojë dëshirën. Mësohet se sëfundmi, Offset ka shpenzuar rreth 15.000 dollarë, në përpjekje për t’u rikthyer në jetën e mëpërparshme.

Pavarësisht tradhtisë, këngëtarja e “Bodak Yellow” ka treguar për të afërmit e saj, se festat do i kalojë pranë bashkëshortit. Burime të afërta për “E News” kanë treguar se ata do të nisin pushimet si një familje, në fundin e kësaj jave. Së bashku me ta do të jetë edhe vogëlushja Kulture, e cila ndoshta do të ndikojë në afrimitetin e prindërve të saj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *