• |
ide | kryesore

Dekanati i Shkencave të Natyrës del në mbrojtje të kërkesave të studentëve

Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dekanati i këtij fakulteti ka dalë në mbrojtje të kërkesave të studentëve. Në deklaratën e këtij dekanati thuhet se do të bëhet analizimi dhe evidentimi i hollësishëm i problematikave të fakultetit. Këto problematika më pas do t’i adresohen institucioneve ligjvënëse dhe ligjzbatuese.

“Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, duke përcjellë me shqetësim e përgjegjësi  zhvillimet e fundit në lidhje me protestën e studentëve të universiteteve publike, në mbledhjen e jashtëzakonshme të tij të datës 18.12.2018, shprehet njëzëri në mbështetje të  shqetësimeve të drejta të studentëve dhe zgjidhjes sa më të shpejtë institucionale të tyre.

Njësitë bazë të  Fakultetit shprehën gatishmërinë për analizimin dhe evidentimin e hollësishëm të problematikave me të cilat përballet institucioni ynë si pjesë e arsimit të lartë publik dhe adresimin e tyre në një kohë sa më të shkurtër drejt institucioneve ligjvënëse dhe ligjzbatuese.

Për problematikat që lidhen me cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe administrimit financiar FSHN ndjen përgjegjësi të plotë për ngritjen dhe vënien në eficiencë të mekanizmave rregullatorë, transparentë dhe të monitoruar përmes  një bashkëpunimi  të ngushtë me stafin akademik dhe studentët”, thuhet në deklaratë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *