• |
ide | kryesore

Deputeti i Merkel: Shqipërisë i duhet Vettingu në politikë

Lajme, Të fundit

Deputeti i Bundestagut gjerman Andreas Lammel i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë, ka thënë se Komisioni i Venecias e mbështet vettingun në politikë në mënyrë që këta politikanë që zgjidhen të mos jenë të përfshirë në akte kriminale.

Lammel u shpreh se me rëndësi është që projektligji i opozitës të diskutohet në Kuvend. Ai gjithashtu foli edhe për problemet zgjedhore ku përmende financimin e partive dhe të fushatave elektorale, por edhe faktin se vitin tjetër një pjese të votuesve u mbaron karta e identitetit, si dhe problemin me listat zgjedhore.


I pyetur për vettingun në politikë, u shpreh se duhet që palët të ulen sa më parë për të implementuar këtë proces. Ai deklaroi se publiku ka të drejtë të kërkojë që politikanët të mos jenë të përfshirë në akte kriminale.

“Lajmet që politika është e përfshirë në krim e kemi prej disa vitesh dhe kemi njoftuar kancelaren gjermane që në Shqipëri duhet të ekzistojnë disa rregulla se si ti largojmë nga politika. Publiku duhet të ketë të drejtën që të kërkojë që këto politikanë të mos jenë të përfshirë në akte kriminale.

Është e qartë se është një komision që vendos për aktet sesa të rënda janë ato dhe nëse duhet ta dorëzojë deputetët mandatin apo jo. Mendoj për të dy palët të ulen së bashku sa më parë dhe mendoj se do të jetë në interes të PS-së që të kthejë besimin tek popullata, të ulen sa më shpejt dhe implementojnë procesin e Vettingut në poltikë”, – u shpreh ai.

5 Comments

  1. Meqe kete gje na e tha ky gjermani i Merkelit , ( se ne nuk e dinim) , tani eshte e sigurte qe do behet vetingu ne politike. Pra lulushi ka te drejte.
    E shikoni pra qe lulushin e perkrah fuqishem edhe mbare klasa politike gjermane.

  2. Kaos ne “Shtetin” e Rames.Ekziston nje politikan apo media,qe nuk genjen,apo kan lajthitur te gjith?

    Tema 05.12.2018 -“DOKUMENTI/Vetingu ne politikë,Komisioni i Venecias rrëzon kërkesën e
    PD:S’ka kush e bën procesin,mungojn institucionet”
    Tema 14.12.2018-Komisioni i Venecias miraton opinionin përfundimtar për vettingun ne politikë:
    Parlamenti të diaologojë për mekanizmin ,kërkesa e PD është legjitime por s’jep asnjë zgjidhje.
    Tema,14.12.2018 13.32 Zëri i Amerikës:Venecia kundër propozimëve të PD për verifikimin e
    politikanëve,s’ka arritur të ofrojnë udhëzime dhe masa mbrojtëse të përshtatëshme.
    LAPSI.al 18.12.2018 Deputeti i Bundestagut gjerman Andreas Lammel i cili ndodhet në
    një vizitë në Tiranë, ka thënë se Komisioni i Venecias e mbështet vettingun në politikë në
    mënyrë që këta politikanë që zgjidhen të mos jenë të përfshirë në akte kriminale.

  3. « Deputeti i Merkelit », çfare titulli 🙂 Deputeti nuk eshte i Merkelit por i CDU-se, parti qe qarkullon çdo dekade Merkel & co! Mirepo i miri i gjyshes, ze-tredhuri i Bllokut, And Bushati, perdor akoma me nostalgji, emertimet e partise se sumes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.