• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Veliaj s’mund të them që s’ka punuar, mund të jetë kryeministër para zgjedhjeve

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vijon sërish të lëshojë sinjale bashkëpunimi me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Rasti më i fundit ishte në emisionin “Dritare” në News24 ku ajo u shpreh: “S’mund të them që Erjon Veliaj s’ka punuar, por kryebashkiaku i Tiranës ka edhe mëkate”.

Deklaratat / Dashuria e Monikës për Veliajn po përçan dhe LSI-në

Video/ Pse Kryemadhi mund të votojë pro Erion Veliajt?

Për diversion apo ka vërtet sinjale të tilla, Kryemadhi tha se Veliaj mund të zërë shumë më shpejt vendin e Ramës në krye të qeverisë.

“Veliaj mund të jetë edhe kryeministër para zgjedhjeve. Rama mund të jetë kostoja e kësaj situate dhe socialistët s’kanë pse të bëhen pis me trafikun e drogës, etj. Treçereku i PS vijnë qahen te unë dhe janë gati ta rrëzojnë Edi Ramën. 

Opozita e ka shansin 100% për të fituar jo vetëm në Tiranë, por kudo. Veliaj është një njeri që punon me një program, i cili i ka ecur. Në të gjithë historinë e tij ka gabuar me Teatrin dhe kjo nuk do t’i ndahet gjatë gjithë jetës – shtoi kryetarja e partisë së dytë më të madhe të opozitës. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Me zi nuk ka si i behet. Kemi nje debil si Basha, ciftin hajdut me damke, nje president dhe tjetra “opozitare”, dhe mashtruesin ordiner, plehren e Bashkise “qe ka bere pune te madhe” ne Tirane sepse kemi korsi bicikletash. Na shtroi Sheshin Skenderbej me pllaka WC-je dhe e mbushi me shkurre e peme fiku. Imagjino te presesh shpetim nga hadute e mashtrues. Prandaj nuk bien keta sepse mbajne njeri tjetrin. Pse? Sepse jane njesoj.

  2. Shume dakort me Arber. Zbehet opozite me dridhe Like me lesh Monike, dhe me nje Lul qe as ta ngul e as ta shkul.Kyjoeshte thjesht nje shtirje eMones per te “percare” Rilindasit. medemek Veliaj eshte i yni. Loje qe lexohet qe 3 ore larg

  3. Nuk eshte dashuri me shikim te pare kjo e e Zhuljet -Mones-me Romeo -Veledinin-por me shume shikime do analizuar thelle.

  4. MONI MORI MONI SIC JA BERI RAMA LIKES DO TA BEJ TY VELIA PO KY ESHTE ME I RRESIKSHMI SOT PER SOT NE POLITIKEN SHQIPTARE KU SORJAN I KJOSKAVE ,GRISELDES,PALLATEVE,SHARRES,FASADA PA FUND DHE ANJE PUNE FJAL TE BUKURA E PUNE SHUME SHUME TE KQIJA TE STILIT JOELA. KY I PARKIMEVE QE FOTE MIRE BICIKLETA SE MAKINAT PO BOTE ME SE KISHTE PERPARUAR ME BICIKLETA APO MAKINA AVIJON TRENA E SHKENC KETI I KUJTON AJO QE I KA BERE DASMEN KOHEN E ENVERIT ME BICIKLETA KY ESHTE DHE DO NGELET NJERIU POLITIKAN ME I RRESIKSHM MORI MONI MONI NUK SHKOJNE TE DYJE MIR ME NENE E MIR ME VJEHRREN NJESOJ SI LIKES RAMA DO TA BEJ VETEM NE QOFTE SE ESHTE LOJE E JUAJ FAMILJARE MIRE ME KETE E MIRE ME ATE 25.VITE I BETE.

  5. Kjo flen tek shtepia e komshiut dhe kerkon ta dredhe me mullixhiun, hajde demokraci hajde. Ja produkti qe mban PD-ja e lules

  6. Doktoreshe Mona do te na vere kryeminister nje te pashkolle fare.
    ahahahahah
    jaaa dhe vlera e doktoratures!
    duket qe ke vetem 8 vjecaren me forcat e tua saqe shkolles nuk ja di dot vleren

    mblidhni mendjen popull/ duhet nje parti me pedagoge dhe specialiste te mbeshtetur nga populli i thjeshte dhe i ndershem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *