• |
ide | kryesore

Marrëveshja e Prespës, Zaev e Tsipras janë zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel të Paqes

Lajme, Të fundit



Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras u nominuan zyrtarisht për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019 për arritjen e Marrëveshjes së Prespës. Nobelistja, Uided Bushamaui theksoi se ky nominim nuk nderon vetëm dy liderët, por edhe qytetarët e dy vendeve. Ajo shtoi se marrëveshja është mesazh i fuqishëm se kur ka vullnet për dialog, gjithçka është e mundur. Euro-deputeti nga radhët e Syrizas, Stelios Koullugllu tha se Tsipras dhe Zaev meritojnë Çmimin Nobel, për shkak se marrëveshje që kanë arritur është shembull për zgjidhjen paqësore edhe të konflikteve të tjera në botë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *